• |
ide | kryesore

Raporti tronditës i OKB për Venezuelën/ Vrasje shtetërore nën justifikimin e luftës kundër krimit

F1, Planet



Autoritetet e Venezuelës kanë kryer qindra vrasje arbitrare duke u justifikuar me luftën kundër krimit, thotë organizata e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Në një raport organizata citon “llogaritë tronditëse” të të rinjëve që janë vrarë gjatë operacioneve, shpesh në lagjet e varfëra, midis vitit 2015 dhe 2017.

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se askush nuk po vihej para përgjegjësisë për këto vrasje, duke sygjeruar se sundimi i ligjit “poshtuajse mungon”.

Venezuela, në të kaluarën, ka hedhur poshtë pretendimet se po shkelen të drejtat e njeriut. Ajo i ka quajtur këto pretendime si “gënjeshtra”.

Vendi po kalon një krizë të zgjatur politike dhe ekonomike.

Dhjetra protestues u vranë gjatë përleshjeve gjatë protestave anti-qeveritare vitin e kaluar dhe vendi po përjeton gjithashtu hiperinflacion dhe mungesë ushqimi.

Presidenti Nicolas Maduro u rizgjodh në maj pasi opozita bojkotoi votimin.

Në raport, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut thotë se vrasjet e supozuara gjyqësore janë kryer nga oficerë të përfshirë në Operacionet për Çlirimin e Popullit, me sa duket një iniciative për reduktimin e krimeve.

(Nicolas Maduro) 

Këta oficerë mund të kenë vrarë më shumë se 500 njerëz nga korriku në mars të vitit 2017 si një mënyrë për të treguar se po luftohet krimi. Ata thuhet se kanë prova të falsifikuara, që viktimat të duket se kanë vdekur në shkëmbime zjarri.

Oficerët e përfshirë kanë imunitet nga ndjekja penale.

Komisioneri i lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Raad Al Hussein, bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar dhe sygjeroi që të përfshihet Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Hetuesve të OKB-së iu është bllokuar aksesi në Venezuelë dhe të gjitha zbulimet i kanë bërë nga intervistat me dëshmitarët dhe viktimat e këtyre krimeve.

Disa nga provat e tjera vijnë nga ish-kryeprokurorja Luisa Ortega. Ajo u shkarkua nga Presidenti Madouro vitin e kaluar dhe u largua nga vendi.

Pak më herët këtë javë, SHBA-të u shkëputën nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së, duke kritikuar këtë organ se ka dështuar të veprojë kundër disa vendeve, mes tyre edhe Venezuelën.

Komisioneri i lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka akuzuar Venezuelën se nuk po pranon të kuptojë thellësinë e krizës së saj, që ka bërë që qindra mijëra njerëz të largohen jashtë vendit.

“Kur një kuti ilaçesh për hipertensionin kushton më shumë se paga minimale mujore dhe një qumësht foshnjesh kushton më shumë se paga e dy muajve, dhe duke protestuar kundër një situate të tillë të pamunudur mund të futesh në burg, atëherë e gjithë kjo padrejtësi ekstreme është e zymtë” – u shpreh komisioneri i lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Raad Al Hussein.

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *