• |
ide | kryesore

Trump: Koreja e Veriut ka shkatërruar 4 qendra të testeve balistike

Planet



Koreja e Veriut ka shkatërruar katër qendra të testeve balistike, duke konfirmuar përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-në pas takimit historik javën e kaluar mes Donald Trump dhe Kim Jong Un.

Lajmin e bëri të ditur presidenti amerikan.

”Marrëdhënia jonë është shumë e mirë. Ata kanë ndërprerë projektimin e raketave, përfshirë raketa balistike”, u shpreh ai gjatë një takimi të kabinetit.

“Ata kanë shkatërruar tashmë një prej qendrave më të mëdha të testeve. Në fakt janë më shumë se katër qendra testesh që janë shkatërruar. Ky proces do të shoqërohet me një denuklearizim të përgjithshëm, që ka nisur tashmë”, shtoi ai.

Pas një takimi historik mes liderëve më 12 qershor në Singapor, Kim Jong Un u angazhua pro një denuklearizimi të plotë të Gadishullit Korean.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *