• |
ide | kryesore

Video/ Në shtesë, por Brazili u kthye…tani ndjell frikë

Rusi 2018, Sport, Video



Nga frika e një dëmtimi të dytë të lumturia e golit në fundin e shtesës. Është gjithcka si në një film, ku Neymar është protagonisti absolut, ndoshta jo aq shumë produktiv përballë Kosta Rikës, por sërisht duke lënë gjurmë, aq sa lotët e gëzimit në fund të ndeshjes, tregojnë gjendjen emocionale të numrit 10 dhe pritshmëritë që ka Brazili ndaj tij dhe ai ndaj vetes.
Një lojë që mund ta kishte zgjidhur më shpejt Brazili, por të kalojë 10 lojtarët kostarikanë që mbronin ishte një sprovë, që Tite tentoi ta thjeshtonte me Douglas Costa dhe Firminon, kur Willian dhe Paulinho nuk ishin më të nevojshëm. Frika për atë që i ndodhi Argjentinës, jo përsa i përket rezultatit, por kualifikimit të varur në fije të perit, i kaloi nëpër mend edhe brazilianëve. 5 herë kampionët e botës provuan me të gjitha mënyrat, edhe duke tentuar të “vjedhin” një 11 metërsh duke harruar se ka VAR, edhe duke goditur shtyllën, edhe duke parë aksionet të përplaseshin tek Navas.
20 goditje drejt portës së Kosta Rikës, gjysma nga të cilat në kuadrat dhe një zotërim topi 69%, tregojnë llojin e ndeshjes me të cilën u përball Brazili. Thuhet se fati ndihmon më të fortin dhe duhet të jetë e vërtëtë, pasi atë që nuk e bëri për 90 minuta, Selecao e bëri në shtesë, duke shënuar dy herë me Coutinhon dhe më pas Neymar. Tani 5 herë kampionët mund të quhen të rikthyer në lojë me karakter, e të gjithë janë të paralajmëruar…





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *