• |
ide | kryesore

2 shqiptarë, Xhaka dhe Shaqiri “fikin” Serbinë

Rusi 2018, Sport, Video



Zvicra fiton 2-1 ndaj Serbisë të cilën e kalon në renditje duke iu bashkuar Brazilit me 4 pikë në krye të Grupit E dhe “sheh” 1/8-at. Dy gola të futbollistëve shqiptarë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri i kanë dhuruar fitoren kombëtares helvete. Nuk ka mjaftuar për Serbinë goli i vetëm i shënuar nga Aleksandar Mitrovic në minutën e 5′.

Ndryshe nga përballja me Brazilin, në 45 minutat e para të takimit të sotëm Zvicra nuk u pa shumë. Vetëm një rast i madh me Xhemajlin që shpërdoron pak metra përpara portës. Nga ana tjetër skuadra e Krstajic e ka gjetur menjëherë avantazhin me Mitrovic që në minutën 5′ si dhe ka patur të paktën tri raste për të dyfishuar shifrat.

Por pjesa e dytë ka folur ndryshe për skuadrën e Shaqirit me shokë. Është pikërisht ylli i Arsenalit, lojtari me origjinë nga Kosova Granit Xhaka ai që ka barazuar shifrat në minutën e 52′. Një barazim që ka rritur edhe më shumë adrenalinën e kombëtares zvicerane përballë një Serbie në rënie të ndjeshme. Pas minutave të shumta të luftuara, është një tjetër shqiptar, Xherdan Shaqiri njeriu që ka vulosur shifrat dhe fatin e ndeshjes 2-1

https://www.youtube.com/watch?v=2r__blP-P_k



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *