• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në Turqi, Erdogan përballë një sfide të vështirë të dielën

Planet



Rexhep Taip Erdogan ndodhet përballë një sfidë të vështirë këtë të diel, zgjedhjeve presidenciale dhe ato parlamentare, që sipas ndryshimeve kushtetuese zhvillohen në të njëjtën ditë.

Por përballë ka një kandidat që mund t’i rrezikojë mandatin e ardhshëm presidencial. Muharrem Inçe, republikani sekularist po shton mbështetjen, duke u shfaqur si një figurë nga radhët e popullit dhe jo e kastës politike. Kur shpalli kandidaturën, u shfaq mbi një traktor duke transportuar kashtë.

Ish-mësuesi i fizikës premton se do tu rikthejë turqve demokracinë. Erdogan kryeson sondazhet dhe është në pragun e 50%-shit, ndërsa Inçe me 25% dhe një kandidat i tretë me mbështetje në 12%.

Por Inçe mund ti shkaktojë telashe Erdoganit në raundin e balotazhit, kur pritet të mbledhë rreth vetes gjithë kundërshtarët e tij politikë të presidentit aktual, shkruan TvKlan. Zhvlerësimi i lirës dhe rritja e kostove të jetesës për turqit është një disavantazh i fortë për Erdoganin, i cili pika të forta të platformës ka projektin e zhvillimit infrastrukturor dhe ofensivat ushtarake kundër kurdëve në Siri e Irak.

Për perëndimin pak rëndësi ka se kush fiton të dielën. Analistët thonë se edhe me një lider autoritar si Erdogani, pavarësisht dallimeve të theksuara në parime, mund të bëhet shumë mirë biznes.



1 Comment

  1. sot kudo ne bote njerzit ,me shum vlersojne ,veprimin se fjalen qe tjetri flet kur ,dikush flet dhe nuk mban premtimin quhet mashtrues ,dhe kur flet e man premtimin dobin e ka me te malle se demin ,populli ullheqesin e pranon ,un nuk jam ,vula perfundimtare ,e zhvillimit te nje procesi ,as sponcor orientimi,mbasi njerzit binden ne baze te vetdijes ,mbi bazen e faktit dhe logjikes,i cili triumfon mbi cdo pretendim ansore orientues interesi,kjo vlen qe sejcili prej nesh ,ka vend te shohim punen tone veten tone komunikimin tone ceshtjet tona se na mjaftojne ne se arrim ti zgjillim,tashme askush se han me sapunin per djathe se e zbulon shija ky eshte mendim i fjales se lire nese lejohet dhe pranohet ,eshte ,forme procesi ,i zhvillimit ne rregullin e jetes ku aktore jane imuniteti njerzore logjika fakti qe ,menjanojne klane interesa duke lene te pastert ndergjegjen ,dhe mendimin e lire te drejten e nje populli per te vendosur fatin e vet,i cili ,qarte me pjekurin e tije sfidon format orientuese ,sepse ndjek natyralitetin e vet ne gjendje te lire duke thene perkrahur dhe mbrojtur te verteten drejten hakun ate cfar deshiron sejcili prej nesh per veten e tije por qe populli jep mendimin e tije unik,njerzit jan zgjuar kudo,,,dhe hapur kerkojne dhe mbrojne te drejten vlerat dhe njerzit e drejte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *