• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Rinas, pëplasen 3 makina, 6 të plagosur, 1 në gjendje kritike për jeten

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Rinas-Kashar, ku për pasojë 6 persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:40, në afërsi të urës se Tiranës.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 3 automjete, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës. Nga të dhënat e para raportohet se 5 nga të plagosurit jane jashte rrezikut për jetën, dhe 1 është rëndë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e aksidentit. Sakaq, nga aksidenti është bllokuar rruga Rinas-Kashar, duke bërë mjetet që të presin në radhë deri në zhbllokimin e situatës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *