• |
ide | kryesore

Aktori Alert Çeloaliaj: Çfarë më tha Erion Veliaj, negociatori i Ramës për teatrin!

Lajme, Të fundit



Kreu i Sindikatës së Aktorëve të Skenës dhe të Ekranit, Alert Çeloaliaj shpejgoi në protestën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar se çfarë kishte biseduar me Veliajn në takimin që kishte pasur para protestës. Çeloaliaj tha se asgjë nuk kishte ndryshuar pas bisedës me Veliajn, pasi asgjë nuk mund të ndryshojë sa kohë, projektligji është gati për miratim në parlament. Sipas Çeloaliajt, Veliaj është thjesht një i përdorur nga qeveria në këtë çështje.

“Sa po vij nga një takim privat me Z.Veliajn ku diskutua privatisht problemett tona si negociator veliaj dhe unë si përfaqëesues i sindikatës së Artistëve dhe Aktorëve të Skenës, por isha totalisht privatisht, nuk kisha leje nga sindikata. Gjithsesi shqetësimet e mia si Alert i prezantova dhe kërkova atje që ne kemi kërkuar gjithë kohës: Nëse duhet të ketë negociata, nëse duhet të ketë bisedime, kushti kryesor është pezullimi i këtij projektligji që godet Teatrin Kombëtar. Ne e dinim fare mirë cila do të ishte përgjigjia e Z. Veliaj, se ne e dinim që Bashkia nuk ka tagër për të prezantuar apo për të tërhequr ligje nga parlamenti. Të vetmin tagër për të prezantuar apo tërhequr ligje në parlament e ka Ministria e Kulturës, apo qeveria. Ministria e Kulturës, që pavarësisht se kemi kaq kohë që luftojmë me të, duke i thënë: “Nuk e ke bërë mirë, por e ke bërë paçavure ligjin për Artin dhe Kulturën” e ne na kthehet e na përgjigjet “Jo, ju nuk kuptoni ligjin”. E në fund zbythet nga ai ligj, se e kupton që ka bërë paçavure, nuk ka kohë të gjejë e të bëjë një ligj për Artin e Kulturën, por ka kohë që të bëjë këtë projektligj që godet Teatrin Kombëtar dhe Teatrin Eksperimental. Për këtë arsye, gjithcka që u bisedua sot nuk kishte ku të shkonte në asnjë lloj drejtimi se pozicionet janë të ndara. Edhe nëse Z.Veliaj do ketë dëshirën shumë të madhe që të bisedojë dhe të negociojë me ne, prap qeveria është duke e përdorur edhe ne edhe Z.Veliaj për të vazhduar agjendën e vet të nëndheshme, të vazhdojë të paraqesë ligjin në parlament dhe ashtu sipër ligjin e arsimit, të votohet në seancën e fundit parlamentare, kur ne të gjithë do jemi në plazh dhe me pushime dhe nuk do ta ketë njeri mendjen çfarë u bë. Dhe ndoshta këtu do të vijë edhe goditja e Teatrit. Pozicioni im si kryeta i SASE vazhdon të jetë po ai që ka qenë gjithmonë: Bisedimet do të jenë shterpë, pavarëssht se ne kemi 4 muaj që që kërhojmë të jemi pjesë e debatit, por do jetë shterpë sa kohë ligji qëndorn mes nesh, njësoj si ligji i luftës që qëndron mes Shqipërisë dhe Greqisë” u shpreh Çeloaliaj, që kërkoi qytetarëve të Tiranës t’i bashkohen protestës së artistëve.



7 Comments

  1. mos te propozoj ajolen per nje nat qe ti jipni tatrin per pallate.ose me keq veten e ajolen treshe.keti byth q.ri nuk i besohet.

  2. O shqiptare analfabete te Lapsit! Ky Celoaliaj nuk eshte aktor! S’ka qene kurre! Andi dhe Bushati i vene titullin “aktori Celo…”! Poshtersia eshte shume e dukshme o Andi loqja bashke me ari dhe nje i paemer! A e kuptoni analfabetizmin dhe poshtersine tuaj?

    1. Poshtersia eshte e rraces tuaj te felliqur, o ripjelles jo-anal-fabet me shkolle partie. Do jepnit edhe grate po t’jua kerkonte partia o miltant pa shtylle kurrizore!

      1. Sic kane bere nje jete. Per partine shet baba te birin e biri baben. Ne djall te shkojne gjithe qelbesirat e majta.

  3. Celo po flet si I Sindikates se Artistave, eshte a Jo artist as hyn ne pune
    ooooo ti rilindoqorr 80leksh qe fiton buken e gojes me lehje te pshtira, mjere fëmijët e tu,
    o kellire I zgjebur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *