• |
ide | kryesore

Belgjika ndaj Tunizisë do kualifikimin, me Anglinë vendin e parë

Rusi 2018, Sport



Pengesa për kualifikimin e Belgjikës në Grupin G është Tunizia, që kërkojnë të kthehen në lojë pasi humbën ndeshjen e parë kundër Anglisë. Për Belgjikën në këtë grup nuk vlen vetëm kualifikimi në 1/8 e finaleve, por edhe vendi i parë, që natyrisht do të vendoset në sfidën e fundit me Anglinë, por për të arritur në atë pikë, duhet mundur Tunizia. Që kjo nuk do të jetë e thjeshtë u kuptua që kur britanikët dolën fitues vetëm në minutat shtesë dhe skuadra e Roberto Martinez nuk mund ti nënvleftësojë.

Belgjika i beson yjeve, asnjë ndryshim në formacion

Martinez nuk dëshiron të ndryshojë makinerinë që shtypi Panamanë, duke i besuar Lukakut përpara, autor i dy golave në debutim. Sulmuesit të United nuk do ti mungojë mbështetja e Hazard e Mertens, por mbrojtja tuniziane e provoi se ka pak ngjashmëri me atë të Panamasë. Suksesi 3-0 ndaj debutuesve në këtë Botëror, Panamasë, vetëm sa ka konfirmuar forcën e Djajve të Kuq, që mund të futen ndër potencialet që synojnë Kupën. Me Vincent Kompany dhe Thomas Vermaelen ende të parikuperuar, mbrojtësi i Celtic, Dedryck Boyata, duhet të rreshtohet krah Jan Vertonghen dhe Toby Alderweireld në treshen e mbrojtjes.

Shansi i fundit për Tunizinë…

Tunizia e bazon lojën tek forca fizike, ndonëse kualitetet nuk i mungojnë e ndoshta kjo është mënyra më e përshtatshme për të bllokuar të talentuarit e Belgjikës. Afrikanët do ta nisin lojën me Farouk Ben Mustapha në portë, pas dëmtimit në shpatull të Mouez Hassen në betejën me britanikët. Nuk priten ndryshime të tjera në idetë e teknikut Nabil Maaloul, por ka një dualizëm mes Oussama Haddadi dhe Ali Maaloul, që tekniku do ta vendosë vetëm para ndeshjes. Shqiponjave të Kartagjenës iu thye zemra në golin e Kanë në debutim, por nuk mund ti lejojnë vetes një të dytë, që do ti nxirrte praktikisht jashtë Botërorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *