• |
ide | kryesore

Gjermani/ Fatmir Xhafaj kërkoi kampe refugjatësh në Shqipëri

Kryesore



Gjatë një interviste të publikuar në Deutsche Welle mes gazetares Adelheid Feiclke dhe deputetit të CDU në Bundestagun gjerman, Johann Wadephul, dy bashkëbiseduesit zbulojnë se propozimi për kampe refugjatësh në Shqipëri, nuk erdhi nga kancelari austriak apo zyrtarë të BE-së. Jo, propozimi erdhi nga vetë qeveria shqiptare, që është vetëofruar për ngritjen e kampeve të refugjatëve në territorin e Shqipërisë. Më konkretisht, ka qenë Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj që ka marrë përsipër të artikulojë propozimin, duke habitur edhe vetë gjermanët me idenë e shkarkimit të emigrantëve në vendin e tij.

Lexoni më poshtë, pyetjen e gazetares të DW, që thotë se ishte Xhafaj që e bëri propozimin gjermanëve dhe përgjigjen e deputetit të CDU, që e konfirmon këtë fakt.

Deutsche Welle: Ka për momentin diskutime, dhe këtu është kërkuar nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, se Shqipëria mund të angazhohej duke ngritur qendra pranimi refugjatësh për azilkërkuesit e refuzuar apo si stacion i ndërmjetëm për refugjatët në kontekstin e Frontex-it. Si e shikoni rrugën që po ndiqet?

Johann Wadephul: Unë e shoh si një propozim interesant që më ka habitur, por mendoj se është një propozim i mirë, që duhet parë, kjo është një ofertë që mundësisht duhet edhe të realizohet. Ne e dimë se Shqipëria është treguar mjaft mikpritëse edhe në krizën e atëhershme në Kosovë, atëherë ishte një situatë tjetër, se bëhej fjalë për vëllezër e motra nga Kosova që flasin të njëjtën gjuhë e kanë të njëjtën kulturë. Në këtë rast do të ishte ndryshe, por si e thashë ky është një sinjal i mirë që duhet ndjekur.

Konfirmi se propozimi erdhi nga Fatmir Xhafaj bëhet edhe më i fortë në përgjigjen e radhës të deputetit gjerman, kur sqarohet se oferta e qeverisë shqiptare ishte serioze dhe se Komisioni Europian do të japë mbështetje financiare dhe logjistike për ngritjen e kampeve.

Deutsche Welle: Ky është edhe një propozim nga Austria, edhe nga presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk që Shqipëria të përfshihej më shumë e të mbështetej, e që do të ishte një zgjidhje jashtë BE-së, por brenda Europës. Janë më shumë teza se sa gjëra konkrete, çfarë do të bënit ju si CDU apo Gjermania për ta mbështetur këtë?

Johann Wadephul: Ka dy gjëra, njëherë mendoj se qeveria shqiptare ofertën e ka serioze, dhe se verifikon kushtet juridike dhe teknike në vend për zbatimin, por nga ana tjetër edhe Komisioni Europian duhet ta mbështesë këtë masivisht, edhe financiarisht por edhe nga ana logjistike. Të dyja palët ndeshen me një detyrë jo edhe aq të lehtë, por ndoshta do të bëhet një detyrë e përbashkët. Ne jemi të hapur, mund ta përfytyrojmë këtë, e shohim një ofertë pozitive dhe Komisioni Evropian duhet të zhvillojë bisedime me Shqipërinë.

Intervista në DW zbardh arsyet e vizitës disa ditore të Fatmir Xhafajt në Gjermani. Ai ka pasur takime me Ministrin e Brendshëm, Seehorst, njëkohësisht kryetar i CSU-së dhe aleat e Merkel, që vuri në dyshim koalicionin qeverisës në Gjermani, pikërisht për shkak të çështjes së emigrantëve.

Por në asnjë prej njoftimeve të Ministrisë së Brendshme nuk është përmendur oferta e qeverisë shqiptare për të hapur kampe refugjatësh në Shqipëri. Ky fakt është mbajtur i fshehtë edhe nga qeveria shqiptare. Kryeministri Rama e ka mohuar publikisht në një postim në Facebook, pavarësisht se zyrtarë të lartë të kancelarive europiane po e pohojnë gjithnjë e më shpesh në mediat më serioze ndërkombëtare. Shikoni më poshtë si e mohoi Rama projektin e strehimit të emigrantëve në Shqipëri, një nismë që sipas deputetit gjerman, ai e ka kërkuar vetë nëpërmjet Fatmir Xhafajt.

 

Madje këtë të shtunë, Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Federale, Dieter Romann, takim në të cilin duket se janë konkretizuar kërkesat për të pritur refugjatë në Shqipëri. Pavarësisht se zyrtarisht, qeveria shqiptare i mohon negociatat për ngritjen e kampeve të refugjatëve, Xhafaj dhe Veliu kanë kërkuar ndihmë financiare dhe logjistike për pritjen e flukseve të emigrantëve drejt Shqipërisë.

Siç e pranon Ministria e Brendshme, dy drejtorët e policisë flasin për “flukse emigrantësh” dhe “situata të tillë”, të cilat janë inekzistente për momentin, por nëse arrihet një marrëveshje për ngritjen e kampeve të refugjatëve, atëherë do të jenë realitet në territorin shqiptar.

“Në vijim, ata u ndalën tek situata aktuale lidhur me migracionin e paligjshëm dhe problemet me të cilat po përballet Policia e Shtetit në menaxhimin e kësaj situate. 

Për këtë çështje, shtoi ministri Xhafaj, kam diskutuar edhe me Komisionerin e BE-së, z.Avramopoulos dhe kam kërkuar mbështetje financiare dhe logjistike nga Brukseli.  Duke marrë në konsideratë origjinën e flukseve migratore dhe rrugën që ndiqet për të depërtuar në vendet e BE-së, palët ndanë të njëjtin mendim se bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor në menaxhimin e këtyre flukseve. Për Gjermaninë, u shpreh z.Romann, përballimi i situatës që lidhet me migracionin është detyrë parësore e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë Federale, kjo edhe e lidhur me mungesën e informacionit nga vendet e origjinës, vështirësisë në identifikimin e individëve, apo problematika të sigurisë që shoqërojnë këtë fenomen. 

Lidhur me këtë çështje Drejtori Ardi Veliu u ndal tek masat që ka ndërmarrë Policia e Shtetit, veçanërisht ajo kufitare për një menaxhim sa më të mirë të regjimit të kufirit. Ai u ndal po ashtu, edhe në mungesën e kapaciteteve njerëzore dhe teknike të nevojshme për përballimin e situatave të tilla. Z.Veliu falënderoi Policinë Federale për ndihmën që i ka ofruar Policisë së Shtetit” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.



25 Comments

  1. KM dhe qeveri genjeshtare e popullit te vet.Por do ngjase si me armet kimike.Populli ka ngarkuar trastat vete dhe mer nga syte kembet keta qeveritaret tone (qe se kane per gje te shkaterojne cdo gje per te ruajtur karigen e tyre)
    duan te sjellin dhjetra mijra refugjate.Porosisni dhe vendet e reja te punes per skafiste.

  2. Pordhi kali ne dere te hanit.i thone nje fjale e urte popullore.Me kete qeveri mashtruesish qe njeri thote jane imagjinata ,tjetri fantazira ,tjetri perralla,kurse DeutscheWelle thote qe na propozoi qeveria shqiptare me zagaret ministra si -xhafajt-=me shoke ,ku psikopat edvini e hedh poshte kete lajm ,kush eshte me i besueshem –i mashtruesve-apo -Gjermaneve?

  3. Jo me kot ki Xhafi i rrinte ne krah Enverit ne paradat nazisto-komuniste. Sepse duhej ti bente nje favor gjermaneve ne 2018 duke kerkuar hapjen e kampeve per isiset . Nuk e mbajten me buke kot gjithe vitet e demokracise. Eeeee ….. sta jep buken gratis kot …. BYTHQIRE …..!!!!!

  4. Xhafa i trafikut ajror dhe tokësor njeri me vlera të larta KOMUNISTE ka bërë ofertë për territorin e Shqipërisë që i la trashegim babai i tij Enver bythqiri….. Javët e ardhëshme do të mbytet Merkeliiii e do ti marrë me vehte edhe kelyshet e kuq shqiptarë….. kellirat e kombit!

  5. Te mblidhemi ne shqipetaret nga mbar bota dhe te kthehemi ne shqiperi sikur edhe 10 dit qe ti shpo rrim keta tradhtar e kriminel te kombit tone.
    Duhet te krijojm nje shoqeri me shqi ptar te mir et te ndershem por mbi te gjitha inteligjen qe ta zhdukim ket bande gjakpirasish.
    Shqiperia ime sa me dhimbesh mij néne…

  6. Mafja po shet shqiperine, e tmerrshme si po na çrrenjosin rilindasit nga trojet dhe historia mijevjeçare e ketij kombi. Keta te gjithe duan plumbin

  7. Tradhetare gjak-prishur…
    Shkon ministri i brendshem I kroacise e ben namin ne Gjermani sepse nuk I mbajme dot…
    Shkon mortja jone e ben oferte se mund ti mbajme…

  8. Keta gjothcka pernpushtetin behem dhe babaxhan kot me se koti. Ne spo mbajme dot veten tone ky kari shkon e kerkon kamp refugjatesh. Te dhjefsha evropen. Prandaj ngelen njerzit e ndershem me gisht ne goje se kane prioritete te tjera te huajt ne bashkpunim me keta komjnista zgjebsa te qelbur. Per vete dhe profesionalizmin e ane vjedhur lere me te drejten e njeriut, puna, prona qe i kane zabtuar per vete vetem qe tja japin kalamajve te tyre. Kurse ne na thote fillojani prap nga fillimi. Dhe nqs nuk pranon te thone dhe “nuk je i motivuar” keta eshte ti djegesh te gjalle bashke me familjet e tyre, u shkoi jeta vaj. Te qifsha ate kurven vlahutin dhe ate pleren lu i qelbur. Na lane pa gje thone dhe nuk jane keyo vlerat e jetes per te cilat duhet luftuar. O ju qifsha rracrn

  9. Ku i gjen Lapsi.al keto lajme? Ku i gjen Andi keta “lexues” dhe komentues analfabete dhe te mbushur me urrejtje patologjike? Urrejtja nuk eshte shenje e mire! Le qe jane “drrase” por edhe maskarenj me nje gjuhe te ulet ashtu sic eshte saliu dhe skota e tij e ‘zorreve”!Te pakten mesoni te shkruani o idiote te Saliut!

  10. Ky I fundit ‘ari dora vete…’
    Shan derrasa etj komentuesit fare etike por qe po I shajne Rilibdjen perverse,
    AMA v.0 fjalirin e tij, I duket yll, e dini pse?, se eshte si I Rrugaçit Suprem edvinetarama Kerma kuterbuese…
    AMA,
    Miq, Jo cdo e keqe vjen per te keqe…
    Pershendes personin qe eshte jashte vendit dhe thote Detyren qe kemi: Te ngrihemi ta kerrejme. Mostren tradhetareI!!!

    Shqiptare te vertete,
    do e shporrim sh. Shpejt kelliren, brimamiut I pret tradhetare, kusare- Kellirat,
    AMA
    NUK behet vetiu,
    kur te vije Ora,
    te gjithe ne kembe
    si ne 90ten, si per armet kimike, Liria nuk dhurohet…
    Ne kembe,
    te shpetojme t’ardhmen e femijve, e kemi borxh, Tirona.

  11. Komentuesi; ari dora vete, eshte Rama dora vete, sepse edhe stilin e kundershtimit te artikullit eshte mendimi i psikos qe s;ka pranuar edhe lopen qe i ka bere mune der MUUUUUKy komentues, me mbi vleresimin e vehtes, na fut tere ne komentueseve qe kritikojme qelbesirat si ushtare, sepse ngaterro mentalitetin si tek partia e tije, qe i marri;; i merr zvarre e keta kerminj qyrrashe i mbajne veladonin e mashtrimit gjalle si edhe ketu. Nese nuk e keni njohur si manare te tije, njiheni me bemat e mashtrimet se paku qe po ia thote e dhe bota qe ky kaqol, vemje komunisti po ia ben vendit tone. Andaj ju kurajozet e kundra rrymes , qe na vini nga trashegimtare kurvash e qelbesirash, mos na mesoni qe te durojme diktatorin e ri sepse do dime qe ta shporrim bashke me zinxhirin e hajduteve e te dehureve me pushtet narkoshteti.

    1. Është shumë turp për një komb kur mba një kryeministër si edvin droga.
      Ky është një dordolec që bën si i fortë.
      Nqs bashkohen 500 të rinj qëndrestarë, për 24 orë e detyrojnë edvinin të kërkojë azil.
      Me prit lulin asnjëherë nuk rrëzohet rama se luli ka frikë se e akuzojnë ndërkombëtarët për përdorim dhune.
      Kështu që të rinjtë e kanë në dorë me na çliruar prej këti monstre.

  12. Po mos u shqetesoni o shqiptarë për derisa ai vetë prezantohet si *ari dora vetë i ka thënë të gjitha…. ditë të mira do të vijnë edhe për shqiptarët.

  13. Jo more derdimene te lapsit! Nuk jam Edi! Ju jeni shume poshte qe Edi te merret me ju! Edhe une ekam per turp te pergjigjem per lukunini e fjalorit tuaj! As per Andi dhe Shkullakun! Jeni shume te neveritshem dhe te pa edukuar! Une dua qe shqiptari i ndershem ta dije se kush qendron pas Andit dhe Saliut! Tradhetia dhe serbet! Jete te gjate juve Andit dhe Salehut!

  14. Ari je name kri’tokomuniste.
    ke disc fjalet slogans sala e ”.
    Kit flirt per te ma actuals
    Rfugjstetvqe nuke I. Merry Germanic,austria e asnje sheet
    Teeter ne Europe.qofsh shendosbhe.

  15. Nuk perseritet z.gazete
    Ari je name kri’tokomuniste.
    ke disc fjalet slogans sala e ”.
    Kit flirt per te ma actuals
    Rfugjstetvqe nuke I. Merry Germanic,austria e asnje sheet
    Teeter ne Europe.qofsh shendosbhe.

  16. O zhiva! Ne cfare gjuhe e ke shkruar komentin? Si ka mundesi qe nje analfabet komenton duke mbrojtur Andin dhe salehun! Kjo eshte gjendja e analfabetizmit ne Shqiperi! Saliniane injorante!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *