• |
ide | kryesore

Kolarov për festën e shqiptarëve: Primitivë, jemi 10 vite përpara tyre!

Rusi 2018, Sport



Zvicra fitoi me rezultatin 2-1 takimin e djeshëm ndaj Serbisë, që ashtu siç edhe pritej ka shkaktuar shumë polemika me përfundimin e takimit. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë festuar me shqiponjë pas realizimeve të tyre dhe kjo ka ngjallur edhe reagimin e futbollistëve të Serbisë.

Një nga figurat më të njohura të kësaj Kombëtare, Kolarov, është shprehur se festime të tilla janë primitive.

“Ne jemi serbë dhe jemi përpara nivelit të tyre. Kishim të bënim me një primitivizëm. Ne jemi 10 vite përpara njerëzve që festojnë në këtë mënyrë, nuk është në nivelin tonë”, ka thënë Kolarov për “Sports Journal”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *