• |
ide | kryesore

Mallakastër, kamioni përplaset me makinën, 3 persona të plagosur

Lajme, Të fundit



Një kamion është përplasur me një makinë në Mallakstër.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur pasagjeret e mjetit tip “Volkswagen”, F.D, 55 vjeçe, E.D, 54 vjeçe dhe shtetasi A.D, 60 vjeç, banues në Mallakastër.

Të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Ballsh-Fratar, në vendin e quajtur “Greshicë”.

Urim Koliqi, 45 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar me kamionin u përplas me Volksëagen, me drejtues shtetasin Sh.P, 49 vjeç.

Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit Urim Koliqi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *