• |
ide | kryesore

Mbytja e muxhahedinit në Durrës, reagon organizata PMOI

Arkiva, Lajme, Të fundit



Organizata Muxhahedine e Iranit ka reaguar për mbytjen e një prej prej anëtarëve të tyre Malek Shara në rezervuarin e fshatit Rrotull në Durrës. Muxhahedinët thonë se Malek humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar jetën e një miku të tij i cili kishte hyrë në rezervuar dhe po mbytej për shkak të një spazme muskulare.
PMOI thotë se Shara arriti ta shpëtojë mikun e tij, por vetë nuk mundi të shpëtonte.

“Anëtari i PMOI Malek Shara’i u martirizua gjatë përpjekjes për të shpëtuar jetën e njërit prej miqve të tij në liqenin Rrotull në zonën e Durrësit në Shqipëri.
Të martën, 19 qershor, kur Malek, i cili ishte në breg, vuri re se njëri nga miqtë e tij që ishte futur në liqen për të notuar po mbytej për shkak të një spazme muskulare, u hodh menjëherë në liqen me të gjitha rrobat veshur dhe, me shumë përpjekje, ia doli ta nxirrte në sipërfaqe dhe ta shpëtonte. Por pas pak sekondash, edhe ai vetë u zhyt në ujë dhe nuk mundi të dilte. Kërkimet dhe përpjekjet e mëtejshme nga katër miq të tij dhe një banor vendas duke përdorur një barkë për ta gjetur, dështuan. Njëkohësisht, PMOI i kërkoi ndihmë policisë dhe ekspertëve zhytës të qeverisë shqiptare, dhe operacioni i kërkimit vazhdoi dy herë deri në mbrëmje. Përpjekjet për të gjetur trupin e Malek-ut vazhduan të mërkurën, të enjten dhe të premten, por kanë qenë të kota deri tani” thuhet nw deklaratw.

Malek Shara’i iu bashkua NLA (Ushtrisë Kombëtare të Çlirimit) 21 vjet më parë, thuhet në deklaratën e PMOI.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *