• |
ide | kryesore

Meksika e kualifikuar për 45 minuta…

Rusi 2018, Sport



Përfundon pjesa e parë në Rostov me avantazhin e ngushtë 1-0 të Meksikës përballë Koresë së Jugut. Carlos Vela kaloi në avantazh Meksikën nga pika e bardhë, pas një gabimi të Jang që preku topin me dorë brenda zonës.
Nuk kishte dyshime për arbitrin që tregoi pikën e bardhë të 11 metërshit në minutën e 24. Rastet më të mira i kishte Meksika, por me Son edhe aziatikët kishin shanset e tyre për të shkuar në gol.
Me këtë rezultat Meksika është e kualifikuar me 6 pikë, ndërsa nëse përfundon me një tjetër humbje Korea e Jugut është e eleminuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *