• |
ide | kryesore

Plagoset me thikë shqiptari në Bazel, po festonte fitoren e Zvicrës, i grisin edhe flamurin kuq e zi

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bazel të Zvicrës, ku një shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë.

Incidenti është shënuar pas festimeve që rendën pas fitores së Zvicrës përballë Serbisë, ku dy shqiptarët Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka bënë dy gola.

Mediat italiane raportojnë se tifozi shqiptar ishte duke festuar me një flamur shqiptar, kur është sulmuar me thikë nga 3-4 persona.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, është qëlluar me thikë në këmbë. Por agresorët nuk janë mjaftuar me kaq, pasi ia kanë grisur edhe flamurin shqiptarit.

Fill pas ngjarjes i riu është dërguar në spital, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



2 Comments

  1. Shqiptaret duhet te kene kujdes pasi sllavet jane te organizuar dhe te pabese. Duhet te rine gjithmone ne grup e te armatosur jashte vendit te tyre.

    1. Rrine por sic e the vete,serbet te kapin ne pabesi, ta nngulin thiken dhe ikin, ja nuk paskan arrit as ta vrasin se kane pas frike nga shqiptari edhe pasi e kane plagos e nderkohe ata kane qene nja 3-4 zagare dhe me thika. Po nejse po ua mbajti mend fytyrat atyre, nuk do arrijne te fshihen gjate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *