• |
ide | kryesore

Rrahën kunatën, arrestohet çifti i bashkëshortëve në Elbasan

Lajme, Të fundit



Një çift bashkëshortësh janë vënë në prangat e policisë së Elbasanit. Kjo pasi akuzohen për dhunë në familje.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga Bardhul dhe Lavdije Kodra, përkatësisht 49 dhe 44 vjeçe, banues në fshatin Dushk të Belshit. Ata akuzohen se kanë rrahur kunatën e tyre, shtetasen E.K., 32 vjeçe.

“Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
• Bardhul Kodra, 49 vjeç, dhe Lavdije Kodra, 44 vjeçe, banues në fshatin Dushk, Belsh,(burrë e grua).
Shtetasit e lartpërmendur në banesë, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tyre, shtetases E.K., 32 vjeçe banuese në fshatin Dushk, Belsh”, bën me dije policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *