• |
ide | kryesore

Tatimet nisin aksionin në zonat turistike

Lajme, Të fundit



Pas paralajmërimit që u është bërë sipërmarrjeve në zonat turistike që të zbatojnë legjislacionin dhe të deklarojnë xhiron reale, strukturat e Zbatimit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kanë nisur verifikimet në terren për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Kontrollet filluan me disa subjekte në zonën e Gjirit të Lalzit, në Durrës, ndërsa bëhet e dije se  do të vijohet në të gjitha zonat turistike të vendit ku do të verifikohen më shumë se 20,000 tatimpagues.

Administrata tatimore ka si qëllim kontrollin dhe verifikimi e tatimpaguesve që ushtrojnë veprimtari në këtë sektor, në mënyrë që të sigurohet respektimi detyrimeve ligjore, si: për të qenë të regjistruar si biznes në QKB dhe në administratën tatimore; për dokumentimin e mallrave gjendje apo në transport; për të lëshuar kupon tatimor apo faturë tatimore për çdo transaksion që tatimpaguesi kryen me klientët e tij; për të regjistruar të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes me kohë të plotë apo të pjesshëm; për të afishuar çmimet e shitjes së mallrave apo të shërbimeve të ofruara.

Drejtoria e Tatimeve bën me dije se nuk është qëllim ndëshkimi i subjekteve, por edukimi, informimi dhe ndërgjegjësimi për përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore, të përcaktuara nga legjislacioni, si dhe nxitjen për të realizuar në kohë pagesat.

Administrata Tatimore është e angazhuar për të qenë në çdo kohë e pranishme në territor, për të kontrolluar dhe verifikuar nga afër situatën në të gjitha zonat turistike të vendit./SCAN



2 Comments

  1. Edhe… Ku eshte lajmi ketu? Qe tatimet filluan punen. Edhe un vajta ne pun ne mengjes, po nuk shkruajti njeri per kete gje.

    1. pa lidhje lajmi esht se ke te kontrollojn habilajt,frroket,geron e fatmir xhafa,qe kan shefa apo bythen e rames ne vlor mos i ka hyr ndonji peshk se meta ja ka zen me ngjal rames goj e prapanic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *