• |
ide | kryesore

VIDEO/ Babai izolon fëmijën tre ditë brenda në shtëpi, ndërhyn policia

Lajme, Të fundit



Mbajtja mbyllur e fëmijës 10 vjeç me forcë nga babai për tre ditë me radhë, u zbulua nga policia pas denoncimeve të fqinjëve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Berat në lagjen “30 Vjetori”. Miri Dur quhet 40 vjeçari, që ka pasur kujdestarine e djalit pas divorcit vite më parë nga gruaja, e cila është larguar nga banesa. Burri mësohet se tre ditët e fundit kërcënonte me jetë djalin e tij, duke e mbajtur të izoluar brenda dhe për këtë është njoftuar policia. Menjehere uniforma blu, forca të zjarrfikëses, kanë shkuar në apartamentin ku jetonte burri dhe kanë arritur të nxjerrin 10 vjeçarin. Fëmija ka qenë i frikësuar, tha policia, pasi ndaj tij ishte ushtruar dhunë psikologjike. Në videon më poshtë, duken momentet kur policia bëhej gati të kryente një ndërhyrje të kujdesshme në banesë, për të mos krijuar një situatë ku mund të dëmtohej fëmija.

https://www.youtube.com/watch?v=0_GyLfOfFWw&feature=youtu.be



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *