• |
ide | kryesore

Video/ Belgjika dominuese, Lukaku si Ronaldo

Rusi 2018, Sport, Video



Ashtu si mbylli pjesën e parë, përfundon edhe ndeshjen Belgjika, që kompleton një fitore spektakolare 5-2 kundër Tunizisë, që kthehet në shtëpi me dy humbje në dy sfidat e para. Belgjika është e kualifikuar tashmë në 1/8 e finaleve, por duhet të vendosë kreun e Grupit G me Anglinë në ndeshjen e fundit. Për Tunizinë ishte shansi i fundit për të të qendruar në Rusi dhe afrikanët e cuan dëm, duke bërë një performancë zhgënjyese të ndikuar edhe nga një kundërshtar në formë brilante. Martinez nuk ndryshoi asgjë në krahasim me ndeshjen e parë dhe propozoi treshen ofensive Lukaku-Hazard-Mertens. Kampionët e tij u përgjigjën në fushë: katër gola për Lukakun e Hazard. Nëse ylli i Chelsea shënon dy golat e tij të parë në Botëror, qendërsulmuesi i United fikson dygolëshin e dytë në Rusi, duke barazuar në kuotën e 4 golave Ronaldon. Belgjika konfirmohet një makineri golash me 8 të shënuar dhe dy të pësuar në vetëm dy ndeshje. Michy Batshuayi vulosi fitoren e Djajve të Kuq me golin e minutës së 89, duke i dhënë vetes një lavdi personale në minutat që iu dhanë në dispozicion nga tekniku Martinez, ndërsa goli i ngushëllimit në kohën shtesë për Tunizinë, mban firmën e Ëahbi Khazri që fiksoi shifrat në 5-2. Në Spartak Stadium Belgjika konfirmoi veten si pretendente për trofeun, jo sepse mposhti Tunizinë, por sepse për të dytën ndeshje rradhazi u shfaq e frikshme dhe tani Anglia është e paralajmëruar…




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *