• |
ide | kryesore

VIDEO / Gjermania fiton në frymën e fundit…

Rusi 2018, Sport, Video



Gjermania ka fituar “in extremis” ndaj Suedisë. 2-1 në “Fisht Stadium” në një sfidë që ka mbajtur pezull të gjithë dashamirësit e sportit më të ndjekur në botë. 3 pikët e para për skuadrën e Low në këtë Botëror që e rendisin Gjermaninë në vendin e dytë të Grupit F pas Meksikës kryesuese me 6.

Një pjesë e parë e jashtëzakonshme. Skuadra e Joachim Low ka nisur fortë këtë sfidë duke e dominuar 45′ minutat e para, por ka qenë edhe e pafat për të finalizuar në portën e nordikëve. Nga ana tjetër skuadra e trajnerit Andersson ka tentuar të ndëshkojë gjermanët me kundërsulm. Pas një rikuperimi të topit në minutën e 13′,  Berg del përballë me Neuer, por pengohet nga Boateng. Kërkojnë penallti suedezët, por arbitri nuk pranoi të konsultohet me VAR. Megjithatë në minutën e 32′ pas një pasimi të gabuar të Toni Kross ka qenë Ola Toivonen ai që ka ndëshkuar portierin Manuel Neuer. Loja është ndezur me të dyja skuadrat që kanë vijuar të luftojnë fort, por rezultati nuk ka ndryshuar deri në fund të pjesës së parë.

45′ minutat e dyta nisin me gol për Gjermaninë. Marco Reus barazon shifrat në të 48′. Nuk janë ndalur sigurisht “Panzerat” të cilët janë përqendruar të gjithë në gjysmëfushën e suedezëve, por kanë qenë të pafat për të dyfishuar shifrat. Sikur të mos mjaftonte mungesa e fatit, vjen edhe përjashtimi i mbrojtësit Boateng. Pas kartonit të parë të verdhë të marrë në minutën e 71′, lojtari i Bayern Munich ka marrë të dytin në të 82′ duke vështirësuar punën e të tijve në minutat e fundit. Por nuk janë ndalur gjermanët dhe pas një goditje shtylle në të e 91′ nga Werner, goli i fitores ka ardhur në minutën e 95′ nga Toni Kross. Mesfushori i Real Madrid ka qenë heroi i kësaj nate ruse për Gjermaninë, duke bërë të harrohet gabimin që solli golin e suedezëve në pjesën e parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *