• |
ide | kryesore

Video/ Lukaku e çon Belgjikën në pushim me avantazhin 3-1

Rusi 2018, Sport, Video



Përfundon pjesa e parë në Spartak Stadium, por jo pa u shënuar goli i dytë personal i Romelo Lukakut, që e con Belgjikën në dhomat e zhveshjes me avantazhin 3-1 ndaj Tunizisë. Asist i Munier për sulmuesin që shënon golin e katërt në Rusi, duke barazuar kështu Cristiano Ronaldon në krye të golashënuesve.
Belgjika e dominoi lojën dhe përfitoi nga pasimet e gabuara të afrikanëve, duke i ndëshkuar si në rastin e 11 metërshit të Hazard, ashtu edhe në golin e dytë me finalizues Lukakun.
Tunizia megjithë dy zëvendësimet e detyruara në mbrojtje u fut në lojë me golin e Bronn në minutën e 18, por vendos sigurinë në sekondën e fundit të pjesës së parë edhe njëherë Lukaku.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/30/30rg.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *