• |
ide | kryesore

VIDEO/ Policia shmang tragjedinë, arreston 40 vjeçarin që mbajti peng të birin

Lajme, Të fundit



Ka marrë fund në mënyrën më të mirë të mundshme situata tragjike e krijuar në Berat, kur një 40 vjeçar i denoncuar nga fqinjët ka reaguar në mënyrë të pakontrolluar ndaj përpjekjes të policisë për ta arrestuar. Miri Duro mbante të mbyllur në shtëpi të birin prej tre ditësh.

VIDEO/ Babai izolon fëmijën tre ditë brenda në shtëpi, ndërhyn policia

Kur policia ndërhyri për të verifikuar denoncimin e fqinjëve, situata doli jashtë kontrollit. Megjithëse fëmija u mor nga policia, Duro nuk pranoi të dorëzohej dhe hipi mbi çati duke qëlluar me ndaj turmës së njerëzve që qëndronte poshtë pallatit.

VIDEO/ Tenton të hidhet nga pallati babai që mbajti peng djalin 10 vjeçar

Me vështirësi është arritur të bindet që ky person të dorëzohet dhe më pas është shoqëruar në komisariat. Në videon më poshtë është momenti kur ai shoqërohet i prangosur, i rrethuar nga policët.

https://www.youtube.com/watch?v=XWqM0dHiKJk&feature=youtu.be



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *