• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje të reja për shqiptarin që u gjet i mbytur në banesën e tij në Itali, dyshohet për vrasje

Lajme, Të fundit



Një ditë më parë një shqiptar u gjet i pajetë në banesën e tij në Romë. Mediat italiane zbulojnë të tjera detaje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Mësohet se ai u gjet i mbytur në banesë, ndërkohë që gjithçka tjetër ka qenë e sistemuar, gjë që hedh dyshime nëse ka qenë një vrasje apo vetëvrasje.

Policia italiane dyshon për një mbytje që mund t’i jetë shkaktuar shqiptarit, pasi në qafën e tij janë dalluar shenja.

33-vjeçari emri i të cilit nuk bëhet i ditur ishte shofer kamioni.

Miqtë e këtij të fundit pasi nuk po arrinin të lidheshin në telefon lajmëruan policinë.

Ndërsa sipas fqinjëve ai ishte njeri që nuk shihje shpesh në lagje pasi për shkak të punës ishte gjithmonë në lëvizje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *