• |
ide | kryesore

Anglia e Kane, diferenca kolosale me Panamanë e Torres

Rusi 2018, Sport



Pas fitores së vuajtur në debutim kundër Tunizisë, Anglia kërkon të përsëritet kundër Panamasë. Suksesi i dytë rradhazi do ti lejonte formacionit të Southgate të jetë i sigurtë për kalimin në 1/8 e finales, objektiv të cilin dështoi ta arrinte 4 vjet më parë me Kombëtaren e Tre Luanëve që u eleminua në turin e parë (vetëm një pikë në grup me Italinë, Uruguajin e Kosta Rikën).

Nga Kane të Torres sa shumë diferenca…

Dy gola kundër Tunizisë e vunë Harry Kane menjëherë në evidencë. Sulmuesi i Tottenham, me një vlerë në treg 150 milionë euro, ka kaluar cdo parashikim me Spurs: 30 gola në kampionat, 7 në Champions e 4 në Kupë. E për të qenë fair deri në fund, po bën më shumë se mirë për Anglinë që kur bëri debutimin në 2015: 15 gola në 25 ndeshje. Përballja me Roman Torres nuk do të jetë aspak pushim për Harry Kane. Jo vetëm për modelin dallues të flokëve, por qendra e Panamasë është i preferuari i tifozëve dhe një hero kombëtar edhe përpara se të shënonte golin historik që e coi skuadrën e Hernan Gomez për herë të parë në një Botëror. 32 vjec, me një vlerë qesharake krahasuar me njeriun që duhet të markojë, qendërmbrojtësi i Sounders FC, është pikë fikse e panamezëve që nga 2005, duke koleksionuar 108 ndeshje dhe 10 gola.

 

Anglisë i duhet goleadë me Panamanë…

Anglezët mund ti lejojnë vetes më pas të luajnë për vendin e parë në Grupin G në sfidën direkte me Belgjikën, por kundër panamezëve do të duhej një goleadë e kohëve të arta për të luajtur për dy rezultate në tre. Belgjika në fakt momentalisht është në +7 të diferencës së golave kundër +1 të britanikëve. Panamaja rezistoi për 45 minuta kundër Djajve të Kuq, përpara se të dorëzohej e kundër Anglisë do të jetë po aq e vështirë. Edhe pse Tre Luanët nuk kanë gjithnjë precedentë ekzaltues kundër Kombëtareve të Amerikës Qendrore e Veriore në Botëror: në 5 ndeshje në total, dy fitore, dy barazime e një humbje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *