• |
ide | kryesore

Video/ Asnjë i kualifikuar në grupin H, Japonia e Senegali barazojnë

Rusi 2018, Sport, Video



Në lojë ishte kualifikimi për Senegalin e Japoninë, por asnjë prej dy skuadrave nuk e merr, duke barazuar 2-2 në “Ekaterinburg Arena”. Ekuilibri në lojë përligji faktin që luanin dy kryesueset e grupit, por rrezikon tashmë të ndërtojnë skenarë të paparashikuar edhe në thrillerat më të ethshëm, ku një prej tyre është me të gjitha skuadrat që mbyllin grupin me 4 pikë.
Fitorja ishte shumë e rëndësishme, por edhe të mos humbje gjithashtu, ndaj skuadrat treguan kujdes edhe kur loja u bë e nxehtë. Senegali kaloi në avantazh në minutën e 12 falë një gabimi të portierit aziatik, që e përplasi topin në këmbët e Mane. Nuk ishte harakiri, sepse në ndeshjen që vlente kualifikimin askush nuk u tërhoq dhe Inui vendosi barazinë në “Ekaterinburg Arena”, duke shënuar golin e rëndësishëm në minutën e 34′.
Të dyja formacionet e kishin kuptuar se situata mund të komplikohet kur të përplasen në ndeshjet e fundit me Kolumbinë dhe Poloninë dhe avantazhi i dytë i Senegalit u duk sikur do të vendoste supremacinë e njërës skuadër në fushë. Moussa Ëague ndëshkoi Japoninë në minutën e 71. U tregua i saktë para portës 19 vjecari, duke i dhënë një mundësi të artë afrikanëve të mbyllin cështjen kualifikim.
Por llogaritë nuk ishin bërë me asin nën mëngë të Akira Nishinos: në lojë vetëm prej pak minutash Keisuke Honda, barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 78, duke vendosur edhe ndeshjen dhe duke i lënë me 4 pikë Japoninë e Senegalin.




https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/6k/6KBm.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *