• |
ide | kryesore

DETAJE TE REJA/ Në Toyotën pa targa të kapur në Durrës ka 5 milionë euro

Lajme, Të fundit



Zbulohen detaje të reja nga operacioni i policisë së Durrësit e cila zbuloi në një makinë pa targa të ardhur me tragetin e linjës së Ankonës një sasi të madhe eurosh cash. Pas numërimit, burimet thanë se mund të bëhet fjalë për rreth 5 milionë euro.

Ato ishin shpërndarë në pjesë të ndryshme të automjetit tip “Toyota Yaris”, e cila ishte e ngarkuar në një autokamion së bashku me 7 makina të tjera. Mësohet se makina është bllokuar rreth orës 15:00 në port, por policia kishte marrë sinjalizim nga Interpol Roma.

Historia bëhet interesante nëse kujtojmë se 3 ditë më parë kryetari i PD-së Lulzim Basha foli në parlament për një makinë “Toyota Yaris” brenda së cilës ishin kapur 1.5 mln euro para droge. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Si e paralajmëroi Basha 3 ditë më parë kapjen e Toyota Yaris me 1.5 mln euro



8 Comments

  1. Ja ka bere -Merkeli-dhurate Taulant Palles qe te koloviti edvin kristaq ramen-kur vete bisedon gju me gju me popullin.

  2. Duan leket “çunat” o Edi Rama. Do te qijne edhe Zahon e robt e car ke ti, po nuk u bere i zhdervjellet. Futi nje vize dhe deklaro qe i kapi Policia jone me e afte se e Belgjikes! Nuk ka leke qe te vjedhesh zgjedhje
    U be nje cope kari te shantazhoje Europen e Ameriken!

  3. Perfundimisht kjo qeveri, e ka kthyer kete vend ne tregun ku lulezon trafiku i droges, kokaines e heroines , kontrabandes , pastrimi i parave te pista dhe korrupsioni. Dhe arkitekti projektuesi organizatori i gjithe kesaj katraure eshte nje kryeminister pa identitet pa kocke, i trembur dhe inekzistent perballe krimit dhe krimineleve. Eshte i trembur , i mbaruar i tredhur , ne sherbim te krimit . Kjo qeveri ka kapitulluar! Jane leshuar si hajna, e vjedhin dhe grabisin perdite kete popull. Pastaj bejne demagogji, merren me te dobtit, hallexhiun dhe ketej vetem ne nje mjet kapen 5 mln euro cash. Njehere 600 kg kokaine, pastaj 860 mij euro cash ne makine tjeter. Njerez ordinere, qelbesira qe jeni futur me koke e kembe ne zullum, te pangopur qe po neni kerdine. Kete gje keni bere qe diten e pare qe keni shkelur ne pushtet. Paskeni qene qelbesira, te korruptuar deri ne kocke.

  4. O sa mire jepuani ato Leje invalideve,jetimeve attrezzature me kanceri
    Pleqve shtojuani pak pensionin
    e bukur kjo loja poker spiunesh.

  5. Po mire ju pseudo komentues. Mire llogjik beni sikur nuk keni. Po jeni dhe te pa duruar dhe direkt te beni skenarin. Po te ecim me pseudo llogjiken tuaj ateher edhe un kam te drejt te spekulloj. KUSH ME SIGURON MUA QE ATO PARA NUK JAN TE BASHES?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *