• |
ide | kryesore

Dokumenti/ PD dorëzon në prokurori 3 prova të reja për skandalin e të dhënave personale

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka depozituar në Prokurori 3 prova të reja sipas saj provojnë paligjshmërinë e veprimeve të kryeministrit Rama, ministres së arsimit, Lindita Nikollës dhe asaj të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për shkeljen e ligjit me mbledhjen e të dhënave personale, me qëllim përdorimin e tyre për qëllime elektorale.

PD deklaron se tre provat janë përgjigjet zyrtare të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, që vlerëson të paligjshme urdhrat e nxjerrë nga ministret Manastirliu dhe Nikolla.

“Dokumentet e publikuara më herët nga PD provojnë se aktiviteti i paligjshëm e ka burimin nga Zyra e Kryeministrit, që ka urdhëruar mbledhjen antikushtetuese të të dhënave për prindërit e nxënësve dhe pacientët ose rreth 80% e elektoratit”, deklaron PD.

Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u paditën nga Grupi Parlamentar i PD që ngriti si akuzë ndaj tyre “shpërdorimin e detyrës” dhe “përdorimin e funksionit publik për veprimtari politike apo zgjedhore”.

PD thotë se megjithëse padia është dorëzuar që në 8 Maj 2018, deri tani nuk ka asnjë veprim të prokurorisë për të hetuar aktin antiligjor të kryeministrit dhe dy anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *