• |
ide | kryesore

FIFA hetim Shaqirit e Xhakës – rrezikojnë dy ndeshje pezullim

Rusi 2018, Sport



Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri rrezikojnë dy ndeshje skualifikim për festimin me simbolin “Shqiponja Shqiptare” pas golave të shënuar Serbisë në Botëror. Sipas “The Sun”, FIFA ka hapur procedim disiplinor kundër dy futbollistëve Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për festimin e tyre me simbolin “Shqiponja Shqiptare”.
Dy futbollistët e Zvicrës shënuan të dy në fitoren e Kombëtares së tyre 2-1 kundër Serbisë dhe festuan me simbolin e shqiponjës, të formuar nga duart e bashkuara.
Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit ka kërkuar ndërmarrjen e sanksioneve nga qeveria e futbollit botëror, pasi dy yjet e Premier League bënë xhestin në fitoren e Kaliningrad.
Serbët të tërbuar duan që, dy futbollistët, të cilët festuan me duart e bashkuara, simboli i pavarësisë së shqipëtarëve, të dënohen me dy ndeshje pezullim sipas rregullores së Fifa-s, për “xheste provokative”.
Kjo gjë mund të ndodhë në fakt, pasi bordi drejtues i futbollit botëror deklaroi: “Komiteti i Disiplinës i FIFA-s ka hapur një hetim kundër lojtarëve të Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, për festimet e tyre pas golave të shënuar në ndeshjen mes Zvicrës e Serbisë.”
Dy futbollistët me origjinë Kosovare nuk e kanë fshehur asnjëherë patriotizmin e tyre. Shaqiri madje kishte veshur në këtë ndeshje këpucë me dy flamujt Zvicrës dhe Kosovës, ndërsa mesfushori i Arsenal bërtit “Kosova” gjatë festimit për golin.

blob:https://www.thesun.co.uk/de0bf553-7fb8-4c1d-944c-46ec2a8b4a73



12 Comments

  1. Sikur skenarin e ndeshjes do ta shkruante vete Zoti me doren e tij me mire se keshu do do ta bente . Le te japin ça denimi te duan , mjafton qe serbet i degjeneruam nga te gjitha anet .

    1. Tamam. Njesoj si ndaj ndeshjes kudner Serbise ne Beograd qe thoshim vetem te mundim Serbine se s’na intereson as kualifikimi, E ne fakt jo vetem mundem serbet, jo vetem i poshteroi Ballist Morina mu ne mes te Beogradit por ne fund shkuam edhe ne europian, Edhe tash njesoj, I mundem, i hoqem nga kampionati boteror, ua leshum shqipionjat, e ne fund as denime nga FIFA sdo kemi, por edhe nqs do kete, nuk ia ul vleren asapk asaj dite historike. Shqiponjat prape do fluturojne.Nuk i ndal as Serbia as FIFA

  2. Nuk mendoj (dhe shpresoj) qe nuk do te ket ndonje denim per keta dy shqipet tona !!! <3
    – Shiponja per ne shqiptaret eshe me shum se nje simbol : eshte feja jon, kete e bejm qe 3000 vite…
    – lojtaret kan te drejt te falen(luteen), te kryqzohet, apo cdo thirrje per zotin e tyre.. edhe ne shqiptaret kemi drejt te bejm shqiponjen ton…
    – Perkundrazi, traineri i sebis, ka bere me keqe, dhe medoj se do te denohet shum – duke e krahasur nje action gjukimi ne nje loje me kriminelet e lufts, ne menyre indirekte kjo tregon se ky eshte edhe fan i kriminelve….

    Ju lumte shqipe edhe nje here !!

  3. Po qe kur shqiponja eshte simboli i pavaresise? Pse ja fusni keshtu kot? Eshte simboli i te qenit krenar qe je shqiptar, i identifikimit me te gjithe shqiptaret si i tille dhe kaq!!

  4. Gazetar leshi shqiponja eshte simbol i shqipetareve dhe jo pamvaresie. Ata qe ben shqiponjen me duar treguan se jemi shqiptar edhe cka ktu per tu ofenduar te qenit shqiptar per Serbet apo ofendohet serbia pse ka shqiptare kjo eshte marrezi e qorrit shartuar me shurdhin ngelen gjith jeten grifsha

  5. Para fillimit të çdo ndeshje të Kupës së botës, në stadiume rrjeshtohen skuadrat që do të ndeshen me njera tjetrën e që përfaqesojnë shtetet e ndryshme, duke vendosur në mes të fushës flamurin e tyre kombëtar e duke kënduar hymnin kombëtar sëbashku me tifozët në stadium.
    Politikisht ndërmjet shteteve që marin pjesë në këtë eveniment sportiv, ka shtete që janë “armiqësore” .
    Sipas llogjikës së ca burokratëve të FIFA-s, ky nuk qenka një provokim “nacionalist”.
    Provokim qenka sipas tyre e ndërhyrjes së politikës primitive nacional-shoviniste serbe, që dy futbolliste shqiptare të përfaqesueses së Zvicrës, në mënyrë spontane e krejtësisht normale, emocionin e gëzimit të golit që kanë bërë, e shprehin me simbolin e përkatësisë së tyre kombëtare, shqiponjën.
    Cili është “krimi” që paskan bërë këta dy shqiptarë e që FIFA duheshka ta hetojë ?
    Qenka “krimi i madh” se kanë pohuar publikisht se janë shqiptarë të cilët serbët duan me urrejtje ti vrasin të gjithë, sepse dolën nga zgjedha e tyre kriminale e fituan lirinë e pamvarësinë.
    Pamvarsinë e Kosovës e të drejtën e shqiptarëve për të jetuar të lirë në vendin e tyre, e “hetoi” një Gjykatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe e gjeti plotësisht të drejtë, e këtë pamvarësi e kanë miratuar shumica e shteteve të botës.
    Na dilka “gjykata” e FIFA-s, përmbi Gjykatën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
    E përese ?
    Se ndiheshkan “të provokuar” serbët e rusët që shqiptarët në mënyre paqësore e pa dhunë, demostrojnë publikisht identitetin e tyre kombëtar, një e drejtë themelore e cilitdo qytetari të globit.
    Mos duhej ta shpallnin veten e tyre Xhaka e Shaqiri si serbë, që të mos shqetësohej FIFA ?

  6. Shqoptaret tregojne se jane patriote te medhenj. Mire bejne. Por kur vjen dita e votimit, votojne mafiozet ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni. Kjo e ben Europen te dyshoje. Te votosh mafiozet nuk je me patriot dhe zero europian. Shqiptaret dalin te pabesueshem .

    1. Ti je i pari o “malok” që nuk rresht duke postuar “komente” që i dalin përkrah mafies qeveritare të drogës dhe duket se je votues i tyre.

  7. FIFA nuk e ka dhene akoma vendimin. Federata serbe e ka denoncuar para tyre dhe si rrjedhim ajo e ka te detyrueshme te hape proces mbi kete por ajo qe ka bere FIFA eshte se ka hapur proces gjithashtu ndaj sjelljes se tifozeve serb si dhe te trajnerit te tyre dhe kete e ka bere pa ja kerkuar njeri

  8. Denimi kaq shume i trumbetuar SIDOMOS dhe nga gazetat shqiptare u mbyll me 10.000 franga zviceriane! Boll me o gazetare ANTIKOMBETARE qe ne Shqiperi i gjen me Thes!? Nuk i vleresuat ASNJEHERE kosovaret si figurat e njohura neper bote ashtu dhe te thjeshtet megjithese Kombin Shqiptar me Flamurin, Gjakun dhe Emrin Shqiptar KURR, KURR dhe KURR nuk e kane harruar po nderruar!? Nuk ka serb dhe grek qe kudo qe ndodhet mos te mbroje vendin e vet ndersa shqiptaret VETEM FYEJNE!

  9. Fifa eshte f
    racist
    Nuk. E dine qe feja e shqiptarit eshte shqiptaria Si per
    Muslimsnet
    Katooliket
    orthodoksit etj
    Shqiponjen e Kane idhull qysh ne
    Periudhe e Akeksadrite mad shqiptar
    me te clef fliste te njeten gjuhe
    Aleksandra ombinoj perkrenaren
    Me somnolent e shqiponjes,Gjergj Kastrioti
    Krijoi simbolet kombetare qe kemi dote
    Shqiponjen dy kranare me ngjhra kuq e zi
    FIFA ski pse Denton lojtare pee lute pose
    Galen shqiptar Edie cur kerceb me krahe
    bejne shqiponjen.
    nuke eshte koha e inkuizicionit,kur
    Galilean e dogje ne tureen e druve.
    Ads me gjobe ,bile ads airtime.
    Fifa,te bejn ne align nderkombetare.
    Ne e dime pse FIFA & Europa I shikoe
    Me dy standarte shqiptaret?????????

    Por zvivrra eshte djepi I demikracise.
    barazise,lirise.
    FIFA te korigjojne vendimine e paralajmruare
    Jurists jr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *