• |
ide | kryesore

Zbulohen mbi 1.5 milionë euro në një makinë pa targa në portin e Durrësit

Lajme, Të fundit



Policia e portit të Durrësit ka sekuestruar mësditën e kësaj të diele mbi 1.5 milionë euro brenda një makine tip “Toyota Yaris”. Paratë cash janë gjetur në valixhe të futura në pjesët e gomës, por edhe në pjesë të tjera të makinës.

Fillimisht janë gjetur 500 mijë euro dhe më pas pjesa tjetër. Policia thotë se është duke e numëruar shumën. Po kryhet edhe ekspertiza nëse paratë janë të falsifikuara. Makina kishte ardhur nga porti i Anconës në portin e Durrësit dhe nuk kishte targa.

Lapsi.al mëson se automjeti ishte porositur online në Belgjikë dhe nuk dihet ende destinacioni i tij dhe porositësi.
Kontrolli i policisë së Durrësit është bërë pas informacioneve nga Interpol Roma. Kartëmonedhat janë me prerje 20-she, 50-she dhe 100-she Euro.

Në përditësim…



2 Comments

  1. tash ball e rama duhet ti japin motrat,nenat e grat habilajve,balilit,frrove e ndokve si kompensim per humbjen e 1,5 miljon eurove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *