• |
ide | kryesore

Mori me qira furgonin frigoriferik, kapet me 300 mijë euro drogë shqiptari në Itali

Lajme, Të fundit



Një shqiptar u arrestua në Itali pasi u kap me 50 kilogramë marijuanë.

29-vjeçari Ervis Ismailaj e kishte fshehur drogën brenda një furgoni frigoriferik të marrë me qira, që u sekuestrua nga policia italiane në Catania.

I marrë fillimisht në pyetje nga financierët, Ismailaj ka treguar shenja të qarta nervozizmi.

Kontrollet e mëtejshme në pjesën e pasme të furgonit bënë të mundur gjetjen e sasisë së drogës të ndarë në 5 qese.

Lënda narkotike dyshohet se do të shitej tek konsumatorët në zonë, e cila do t’i sillte 300 mijë euro në shitjen me pakicë.

Shoferi shqiptari me banim në Aci Sant’Antonio, u arrestua dhe u shoqërua për në Piazza Lanza në dispozicion autoritetit gjyqësor.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *