• |
ide | kryesore

Një valixhe pranë bustit të Papa Gjon Palit II në mes të Tiranës alarmon policinë

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës njoftoi se rreth orës 20:25, nga Komisariati Dixhital është informuar se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë bustit të “Papa Gjon Pali i Dytë”, është gjetur një valixhe e dyshimtë.

“Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1, ku kanë formuar perimetrin e sigurisë, si dhe është njoftuar njësia antieksploziv ” – thuhej në njoftimin e policisë. Pas një shpërthimi të kontrrolluar të forcave xheniere rezultoi që alarmi ishte fals.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *