• |
ide | kryesore

Senegal-Japoni, nuk ka fitues pjesa e parë

Rusi 2018, Sport



Përfundon në barazim 1-1 pjesa e parë e sfidës Japoni-Senegal, që po luhet në “Ekaterinburg Arena”. Të dyja skuadrat ndajnë kryesimin e Grupit H dhe ekuilibri në lojë e justifikon.
Senegali kalon në avantazh në minutën e 12 përballë Japonisë dhe vetëm falë një gabimi të portierit aziatik, që e përplasi topin në këmbët e Mane.
Në ndeshjen që vlen kualifikimin në Grupin H askush nuk tërhiqet dhe pas avantazhit të Senegalit, është Inui që vendosi barazinë në “Ekaterinburg Arena”. Sulmuesi aziatik shënon golin e rëndësishëm në minutën e 34′.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *