• |
ide | kryesore

Si e paralajmëroi Basha 3 ditë më parë kapjen e Toyota Yaris me 1.5 mln euro

Lajme, Të fundit



Tre ditë më parë, të enjten, gjatë seancës së parlamentit pati një moment që nuk kaloi pa vëmendje. Gjatë fjalës së kreut të PD-së, Lulzim Basha pati një pjesë ku deputetët e mazhorancës nisën të qeshin. Reagimi i Bashës ishte me këto fjalë:

“Shikoni si zgërdhihen. Ata që zgërdhihen më shumë njëri prej atyre që zgërdhihen më shumë (Taulant Balla, shënim red.) ka qenë në Gjermani para tre ditësh.

Mbajeni mend këtë që po ju them. Dhe ka porositur një Toyota Yaris, por ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda.

Vazhdo qesh, do ta shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt” – tha Basha.

Këtë të diel në mesditë një automjet Toyota Yaris u kap në portin e Durrësit me 1.5 milionë euro brenda. Makina vinte nga Ankona, por ishte porositur në Belgjikë. Autoritetet shqiptare u vunë në alarm pas një sinjalizmi të Interpol Romës. Të jetë rastësi, apo Basha ka ditur diçka më shumë?



14 Comments

  1. Nese Basha e ka ‘ parashikuar ‘ para 3 ditesh dhe u kap sot… kjo me shume me duket si lajmerim i atyre qe e kishin se sa kunja per maxhorance.

    Pse kam idene une se sa here bertasin keta te opozites duket sikur thumbojne maxhorancen por ne te vertete lajmerojne, informone, spiunojne personat qe kane lidhe me veprat kriminale.

    Sec kam nje ndjenje qe keta kodoshet PS dhe PD.. i kane kordinuar punet ne menyre te atille qe me shume i ndihmojne kriminelet se sa i bejne keq.

    Ne deklarat e tyre ka indicie , ka fakte qe vetem prokuroret ose burime top sekret te policise.. Ne kete menyre keta thjesht kompromentojne aksjonet.

    1. ahah kurse une kam menduar gjithmone se mbas mesazheve te ‘ dixhitalit’ fshihet nje gjuhe me kode per persona te caktuar. Tamam si ne kohen e komunizmit kur urdherat per sigurimin jepeshin me kode te poszcme me ane te gazetave te ndryshme dhe personat qe i lexonin e kuptonin qe ai meszh ishte per te .

      1. Po pse vetem ‘dixhitali’ e ben ket epune ???

        Po gazetaret qe bejne autoporlantin e Policise dhe Prokurorise qe ne deklaratat e tyre vetem kode te fshehta per persona te vecante ka, ose diversjone te prokurorise per te pare se si do te reagojne personat nen hetim.

        Sigurimi i Enverit ka qene , eshte , dhe do jete shume i forte ne keto gjera. Ai i luan guret e shahut ne kete vend qe mbas 1945.

  2. Jam dakort qe keta jane njesoj. Per kete rast mendoj se pala e Tualet Palles nuk kishte mundesi reagimi qe te merrte parate. Policia Italiane ka pasur dijeni. Ve bast qe ka pasur shoqerues te “mallit”, plus siguri te tjera qe nuk mund te terhiqeshin parate. Ndaj mendoj Basha mund te fliste pasi nuk kishin mundesi te fshihnin gje. Edhe dicka e rendesishme. MInistra te brendshem nuk jane me zagaret e Renzit. Me Salvinin Rama e drogaxhijte e tjere do ta kene te veshtire te vazhdojne si me pare. Keta qe jane ne pushtet jane me antishqiptaret qe kemi pas ne krye. Njerez te shit pa atdhe, bij komunistesh, Pioniere te Enverit.

  3. Nese ju dhimbest fakti qe u paralajmerua, eshte pune e tuaj, por nese jane te verteta, e nga keto po e peson nje popull itere, pse u dashka thene qe bashkepunojne, apo jeni ne tave, e doni gjithemone situata te tilla qe na kane cuar keta rilindas te felliqur>. Ne vend qe te themi se ku eshte prokuroria,e drejtesiaqe te vertetoi origjinen e komplotin, kapeni tek analogjite e unifikimit te mendimit opozitar, me ata te mafies kuqe, gje qe nuk mund te ndodhe kurre me opozitat si kjo qe ky pushtet si ka lene gjemin pa ia bere. Duhet te jemi me popullr, ne ate qe ky pushtet na ka bere e pona i ben.

  4. Sidoqoftë, këto janë para të pista, para krimi e droge. PS dhe Ripjerdhja i ka lidhjet kudo në Evropë e më gjërë. Taulant Palla apo rrampalla, si yesman , si klloun, i besuar i “të gjatit”, duhet të marrë masa për të blerë votat pas një viti. E di apo nuk e di ky popull, por një popull që shitet e blihet si delet në pazar, sa herë ka zgjedhje, është i skllavëruar këmbë e kokë bosh. Sa turp! Le të përpiqet Banka Shqiptare për stabilizimin e Euros, por kot lodhet , sa të qarlullojnë miliona apo 800 mijëshat e tahirizuar.

  5. Do i mohojne dhe keto euro te kapura do thone qe ishin -abone-per urbanet e Tiranes i shtypem ne nje shtyp shkronje jashte shtetit,Mbaeni mend.

    1. po prisni ore , pse kerceni me presh ne by_he. Ja gjetet pronarin e ketyre eurove you kaq shpejt ?

      U vendos , Lapsi e vertetoi , keto euro jane te Taulant Balles. Prisni deri sa te dali policia me nje deklarate ?

      Po nese neser Lulushi do te thote qe une nuk e kisha fjalen per kete gje , cfare do te thoni ju komentuesit qe kercisni si llastiku ne zjarr ?

      1. Hedh Bushati nje gure ne lume dhe fillojne keta pseudo-opozitaret kendojne si gjelat me kembe ne mut.

        Ne kete rast prokuroria duhet te marri ne pyetje Bashen per pyetur se per cfare foli dhe si e mori vesh kete informacion .

        Doli Babalia 3 tani. Film serial me regjizore ‘ opoziten’ dhe aktore ‘ kazani’ .

  6. Te jete koiçidence valle? Nuk besoj , aq me teper kur e thote kryeministri i ardhshem(ka premisa). Zullumi sa vjen dhe trashet. Arrin nje pik qe behet aq viskoz sa fut ne kthetra ata qe i bejne keto zullume. Skemi pare gje akoma , por me e keqa eshte se ky i gjati ine ka per te pare keq e me keq bashke me goren Balla .

  7. Paret u zbuluan nga partneret makina ka pas gps ! Parajalmrimin ja dha basha skishin nga ta luajne bythen bucet! Keni pare qe dhe deshmirati aktor i babales me zerin nuk Po del se paralajmoj basha!ketyre I ka ardhe fundi e shikoni per 3 jave po shesin shqipreni detin teatrin rrugen durres turan cdo gje

  8. O Rlindas idiote, po pse merreni me Bashen qe deklaroi para 3 ditesh dhe nuk merreni me faktin qe e keni brenda deri ne fyt. Ai vend eshte bere me keq se Kolumbia e Eskonarit apo Panama e Norieges dhe ju akoma keni paturpesine dhe komentoni dhe mbron drogaxhiun piktor

    1. Kush po merret me Bashen ?
      Ne po merremi me Bushatin.

      Nese Basha ka folur per kete rast ne parlament athere bravo i qofte , dhe te shkoje ne prokurori dhe te tregoje pse keto euro jane te Taulant Balles. Perndryshe eshte thjesht nje loje prej kodoshi e Bushatit.

  9. Duroni ,more te paduruar,sa te behen analizat ne nje laborator nderkombetar te specializuar,ku i ka cuar Rama,me Taulantin.Mbasi te verifikohen,do na i tregoje vete Rama,rezultatin e analizave,se atij ja bejne shpejt-e shpejt,brenda 24 oreve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *