• |
ide | kryesore

“Të vegjlit” e Grupit H kërkojnë kualifikimin

Rusi 2018, Sport



Sfidë e papritur në krye të grupit H për Japoninë e Senegalin. Të dy skuadrat kanë fituar në debutim, edhe pse ishin jo favorite, me rezultatin 2-1 respektivisht kundër Kolumbisë e Polonisë. Në lojë, tani, tre pikë shumë të rëndësishme që mund të blindojnë kalimin e grupit.

Takim me historinë për Japoninë e Senegalin…

Për Japoninë, në pjesëmarrjen e 6 rradhazi në një Botëror, mund të jetë kalimi i tretë i raundit në histori, pas atyre në 2002 e 2010. Senegali ndërkohë është në ndjekje të kalimit të dytë të fazës së grupeve në dy pjesëmarrje totale në një Botëror, pas atij në 2002 ku afrikanët arritën deri në cerekfinale.

Asnjë precedent mes dy kombëtareve…

Asnjë përplasje në histori në Botëror për Senegalin kundër skuadrave aziatike, ndërsa Japonia në sfidat me skuadra afrikane ka marrë dy fitore (kundër Tunizisë në 2002 e Kamerunit në 2010) e një humbje (kundër Bregut të Fildishtë në 2014).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *