• |
ide | kryesore

VIDEO/ Aksident i rëndë në Shkodër, 6 të plagosur

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ndodhi rreth orës 19:56 në aksin rrugor Shkodër – Vau i Dejës, në vendin e quajtur “Kthesa e Rrencit”.

Një automjet tip Benz është përplasur ballazi me një Opel dhe për pasojë janë lënduar 6 persona. Sipas policisë të plagosurit janë: V.N. 35 vjeç, M.N.38 vjeçe, E.N. 6 vjeç, L.N. 17 vjeçe, M.N. 13 vjeç dhe K.V. 25 vjeç, të gjithë banues në fshatin Guri i Zi.

Ata po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. ©LAPSI.al

https://www.dailymotion.com/video/x6moaid



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *