• |
ide | kryesore

(VIDEO) “Policia, policia”, kapet në Lezhë trafikanti i armëve me mina në makinë

Lajme, Të fundit



Policia e Lezhës sekuestroi 6 mina me telekomandë dhe arrestoi poseduesin e tyre.

Operacioni “Udhëtimi” u finalizua ditën e djeshme dhe në pranga ra 40-vjeçari Eduard Sinanaj.

Ky i fundit, banues në Tiranë, është i dënuar më parë për dhënie ndihme pr kalim të paligjshëm të kufirit.

“Në aksin rrugor Milot – Lezhë, në vendin e quajtur Ishull Lezhë, u kap me automjetin e tij tip Peugeot që po drejtonte, pasi në bagazh, në një rrotë karroce, kishte fshehur 6 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale sëbashku me automjetin.

Vepra penale në ngarkim të tij ” Trafikim i armëve dhe municioneve” parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.” – thuhet në njoftimin e policisë.



1 Comment

  1. Ketu militantet nuk falenderojne policin qe me keto mina do vriteshin njerez edhe do kishim tragjedi.por flasin vetem ne frymen e militantizmit politi
    Bravo pplicise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *