• |
ide | kryesore

53% në zgjedhje/ Pushteti i pakufishëm që fitoi Erdogan

Kryesore, Planet

Presidenti Rexhep Taip Erdogan e ka forcuar veten si njeriu i fuqishëm i Turqisë, pasi koalicioni i tij fitoi zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që do të zgjerojë kompetencat e tij dhe ndoshta sundimin e tij për rreth një dekadë.

Koalicioni i Erdogan fitoi rreth 53% të votave me pjesëmarrje afërsisht 90%, sipas lajmeve shtetërore, domethënë ai do të zgjasë sundimin e tij 15-vjeçar për të paktën pesë të tjerë, me potencialin për të kontrolluar Turqinë deri në vitin 2028.

“Turqia i dha botës një mësim mbi demokracinë” – tha Erdogan. Diku tjetër, kundërshtarët e tij bërtasin dhe akuzojnë për një garë të padrejtë, duke thënë se partia e Erdoganit kishte mbështetjen e padrejtë të shtetit dhe opozita u varros me ligje të jashtëzakonshme.

Zgjedhjet kanë implikime të rëndësishme për sigurinë rajonale, fluksin e refugjatëve dhe demokracinë botërore, por edhe për vetë Turqinë, në udhëkryqin midis Europës, Rusisë dhe Lindjes së Mesme. Ja çfarë do të thotë:

Një ndryshim në formën e shtetit turk

Vitin e kaluar, Erdogan thirri dhe fitoi një referendum për ndryshimin e kushtetutës së Turqisë. Ndryshime të cilat hyjnë në fuqi pas këtyre zgjedhjeve. Ato përfshijnë një zhvendosje nga sistemi parlamentar në një presidencë ekzekutive.

Erdogan do të fitojë pushtetin për të nxjerrë dekrete, të emërojë zyrtarë publikë, përfshi ministrat dhe gjykatësit, do të vendosë buxhetin dhe do të kontrollojë ushtrinë dhe policinë. Në të kundërt, fuqia e parlamentit do të zvogëlohet dhe roli i kryeministrit do të hiqet.

Një pyetje e madhe është nëse fitorja do të nxisë Erdogan për t’i dhënë fund gjendjes së jashtëzakonshme, në të cilën vendi ka qenë që nga viti 2016, kur një grusht shteti i dështuar pothuajse rezultoi në vrasjen e tij. Nën këtë emergjencë, Erdogan ka larguar 100 mijë zyrtarë publikë nga postet e tyre. Mbi 50 mijë njerëz janë në burg duke pritur gjykimin, duke përfshirë 9 ligjvënës kurdë. Ëikipedia është e ndaluar dhe partia e Erdoganit mban një monopol virtual në transmetimet politike në televizione.

Kundërshtarët e tij frikësohen se rritja e pushteti presidencial do të çdojë në sundimin e një njeriu. Por, Erdogan ka mbajtur për një kohë të gjatë kompetenca të ngjashme nën gjendjen e jashtëzakonshme. Nëse ai e heq këtë gjendje, ekziston një shans që opozita të fitojë hapësirë për të marrë frymë. Edhe nëse e bën këtë, Erdogan do të jetë më i fuqishëm se kurrë më parë.

Fundi i Turqisë laike?

Turqia u themelua në vitin 1923 si një republikë laike. Një parim kyç ishte ndarja e fesë nga jeta publike, pavarësisht se vendi ka një shumicë të madhe myslimane. Për gati 100 vjet qëndroi ky sistem laik. Themeluesi ishte Mustafa Kemal Ataturk, i cili zë një status të respektuar si babai i kombit.

Tani, turqit kanë më shumë gjasa të shohin në publik imazhe të mëdha të fytyrës së Erdoganit sesa Ataturkut. Erdogan ka një bazë të madhe myslimane konservagtore dhe popullariteti i tij rrjedh pjesërisht nga pohimet e tij se Turqia është një vend mysliman, në kundërshtim me parimet themelore të kombit.

Por, vendi është thellësisht i polarizuar në çështjen e laicizmit. Kjo çështje ishte një nga fushat kryesore të betej në këto zgjedhje.

Erdogan ka folur për dëshirën për të ngritur një “gjeneratë të devotshme”, duke zbatuar një program mësimor islamik në shkollat anembanë vendit. Ai ka bërë thirrje për t’i dhënë fund ndalimit të shamive në institucionet publike. (përktheu lapsi.al) Ky ligj ka hidhëruar për një kohë të gjatë myslimanët e devotshëm, të cilët janë ndjerë të diskriminuar nga politika. Një xhami gjigante, një projekt i përkëdhelur i Erdoganit, është në ndërtim e sipër në Stamboll.

Ashtu si Ataturku, i cili e formësoi vendin në imazhin e tij, Erdogan ka punuar për ta formuar atë në vetvete. Tani, me fuqitë që ai ka dëshiruar për një kohë të gjatë, turqit mund të presin që Islami të zë një pozitë gjithnjë e më të madhe në jetën publike.

Një marrëdhënie e tensionuar me Perëndimin

Kur erdhi në pushtet në vitin 2003, udhëheqësit perëndimorë e afruan Erdoganin duke e parë atë si një udhëheqës liberal me të cilin mund të punonin në botën islamike pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Jo më. Edhe pse Turqia është anëtare e NATO-s dhe ka aplikuar për t’iu bashkuar Bashkimit Europian, udhëheqësi i saj ka qenë kritik ndaj tyre. (përktheu lapsi.al)  Kohët e fundit, Erdogan bleu një sistem mbrojtës raketor nga Rusia, duke alarmuar NATO-n. Gjithashtu, stili i udhëheqjes së tij është shumë më afër Vladimir Putinit sesa drejtuesve të Europës Perëndimore.

Udhëheqësit perëndimorë duhet ta mbajnë Erdoganin në anën tjetër. BE ka arritur një marrëveshje prej 1.8 miliardë euro me Turqinë në një përpjekje për të frenuar fluksin e refugjatëve në kontinent, ndërsa Turqia është gjithashtu një lojtar kyç në luftën në Siri. Marrëdhëniet janë tashmë të tensionuara galë mbështetjes së SHBA për luftëtarët kurdë, që Turqia i konsideron si pjesë e një grupi terrorist. Me luftën që shkon drejt një përballjeje të mundshme, ato mosmarrëveshje mund të ndizen në të ardhmen e afërt.

Në fjalimin e tij të fitores, Erdogan argumentoi se pjesëmarrja e lartë do të thotë që vendet perëndimore nuk mund të pretendonin se zgjedhjet e tij ishin një mashtrim.

“Disa vende që kanë pjesëmarrje të ulët në zgjedhje pretendojnë se janë modele të demokracisë” – tha ai.

“Shkalla e pjesëmarrjes është shumë e ulët, dhe ata shohin poshtë Turqinë se është jodemokratike” – u shpreh Erdogan.

Erdogani është më i fundit nga një seri njerëzish të fortë që kanë kërkuar të garantojnë legjitimitetin e sjellë nga demokracia duke përdorur fuqitë autoritare për të grumbulluar mosmarrëveshjet në favor të tyre. Putin i Rusisë dhe Viktor Orban i Hungarisë kanë fituar zgjedhje në rrethana të ngjashme vetëm këtë vit.

Përdorimi i mekanizmave të demokracisë i jep Erdoganit legjitimitetin, por me një hapësirë fitoreje prej vetëm 53%, këto mekanizma gjithashtu lënë një rrugë të hapur për kandidatët e opozitës që ta rrëzojnë atë.

Një opozitë e mposhtur por e rigjeneruar

Kur Erdogan thirri zgjedhjet e parakohëshme në prill, duket sikur ai do të fitonte lehtësisht falë një opozite të ndarë dhe popullaritetit të tij të gjerë. Por, partitë e opozitës u mblodhën në një miting të papritur, dhe në pikë dukej sikur Erdogan mund të kërcënohej. (përktheu lapsi.al) Në ditët përpara zgjedhjeve, tubimet e opozitës tërhoqën turma prëj më shumë se një milion në rrugët e Stambollit, një pamje që do të ishte e paimagjinueshme vetëm disa muaj më parë.

Rivali kryesor i presidentit Erdogan, Muharrem Ince, pranoi të hënën se Erdogan kishte fituar. Por, edhe pse tha se nuk kishte fituar në mënyrë të drejtë, sipas Inces, Erdogan kishte fituar në mënyrë gjithëpërfshirëse.

“A vodhën vota? Po, ata i vodhën votat” – tha Muharrem Ince në një konferecë për shtyp në selinë e partisë së tij. “Por, a kanë vjedhur 10 milionë vota? Jo.” – tha ai.

Ankesa kryesore e opozitës duket të mos jetë manipulimi i votave, siç ishte gjatë fushatës së referendumit vitin e kaluar, por Erdogan padrejtësisht përfitoi nga burimet e mëdha të shtetit që ai deri në fushatën e tij.

“Nuk ka hendek të madh midis të dhënave të Këshillit të Lartë Zgjedhor dhe të dhënave që ne kemi mbledhur” – tha Ince. “Dallimi nuk është mjaftueshëm i madh sa për të ndryshuar rezultatin” – u shpreh kundërshtari kryesor i Erdogan.

Megjithëse me anë të ligjit kandidatëve i premtohet kohë e barabartë në transmetime, ky rregull u kundërshtua hapur. Një kandidat, kurdi Selahattin Demirtas, e drejtoi fushatën e tij nga burgu. Partia e tij arriti të fitonte 10% të votave, të mjaftueshme për tu futur në parlament, por jo të mjaftueshme që të privonin koalicionin e shumicës së Erdoganit.

Shumica e opozitës do t’i japë shpresë disa turqve. Megjithëse mbeten nën kërcënim, institucionet demokratike të shtetit qëndrojnë ende.

Time, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

10 Comments

  1. si e shoh vijimin e turqise,kjovaret nga zgjellja qe ato bejne,nese erdogan ben organizimin e jetes shoqerore baze kuranit dhe synetit profetik ,ne do te ,kemi nje popull moder perpara te mbuluar me shum miresi dhe begati zgjillje dhe shprese,nese do kete vijim si zgjillje sipas interesit.atehere ne pak kohe ne do te bindemi,qe deshtimi mall sapo filloj

    1. E shoh tepër të zellshëm këtë fare komentuesi të “pa emër” që duke sakatuar mizorisht gjuhën shqipe, poston pa ndërprerje ca marrëzira pa lidhje, pa pikë ndarje fjalishë.
      Ore zotëri !
      Në gjuhën shqipe shkruhet e shqiptohet ndryshë gërma ll me gërmën dh.
      Duke zëvëndësuar gërmën dh me gërmën ll siç bën ti, ju a ndryshon tërësisht kuptimin.
      Ka krejtësisht tjetër kuptim fjala shqipe ” madh”, me fjalën ” mall”.
      Që ti dukesh se je një admirues i fesë myslimane, kjo nuk përbën ndonjë të keqe, sepse gjithësekush ka të drejtën të shfaqë mendimin e tij.
      Por që të postosh në një gazetë në gjuhën shqipe, me gabime të tilla trashanike të drejtëshkrimit, veçse mer neverinë e cilitdo shqiptari që ka durimin të lexojë budallallëqet tënde.

  2. turqit,arabet,shqiptaret dhe zezak aziatiket,i ka mallkuar dhe denuar per jete feja falce,qe u formua nga pedofilet dhe honoseksuelet gjysem te eger arabe.
    me largimin dhe vdekjen e diktator kriminelit te njerzimit Erdogan,turqia do ndezet ne kater anet dhe perfundon si ish jugoslavia.
    kjo eshte e pa evitushme dhe e patapar nga eksperta paralajmrimesh luftrash,si kane oaraljmeruar ish jugosllavin.
    Kurdistanet e irakut jane prane pavarsimit,ku do ju bashkohen kurdet e siris,usa e dhe europa do armatos me arme te sofistikuara,dhe direkte do ju bashkohen 15-17 milion kurde te turqis me 37-40%te territorit te turqis.
    kete e ka dhane tv5 france dhe gjeo-analisti zviceran javjer,dhe ekspertat ushtarat te britanis sw madhe dhe usa-s.

      1. te dy keta komentime jan nga i njejti person ,ku njeher niset nga dashamirsia e keshilles dhe vazhdon me akuzen si budallalliqe por ngaqe seshte i ngopur me kete koment vazhdon duke treguar pastert veten si islamofob i betuar,,,i them keti karajfili dhe shum karajfilave te tjere ,nese jeni kunder kuranit dhe synetit profetik ,kunder te vertetes qe e vertetoj zoti me fjale dhe vepra e vertetuan dhe po e vertetojne cdo dite dietaret shkencetaret zhvillimet praktike,ti me qe e kurren kaq shum ,vetem po te qartesoj se cfar po ben ,kurani eshte cilsuar si universi ne formen e shkruajtur,eshte permblellja shpalleve hyjnore ,eshte ligj i zotit i shpallur dhe materializuar ne leter dhe ligj qe eshte aktiv ne gjallerin e jetes ne ket proces zhvillimin tek cdo gjallese sipas keti ligji funksionon jeta gjalleria saje dobit paqa shpresa zgjilljet,kjo eshte e verteta drejta haku ,kurse padrejtesia eshte e kunderta e saje me antivleren dhe cdo te keqe mendimeve fjaleve dhe veprave te drejta zoti gjithesise ju caktoj shperblim ,kurse te padrejtave ju caktoj ndeshkim ,keto jan ligje zhvillimi ne procesin e jetes aktive ne gjallerin e saje duam apo zduam ne ne leter i kemi si njohje qe te perfitojme,dhe ne fakt zhvillohen ,sipas percaktimit zotit ,jan ne funksion te pasfidueshem ,nga krijesat,kemi nje ajet kuranor qe thot kur’anin e mbrojme ne ,nese nuk te mjafton ne liber te bindesh bindu ne faktet praktike se nuk arrihet asnje dobi pa rregull ligje,por ka nje dicka ne mezin tone per te kuptuar qe shpalljet hyjnore erdhen per kohen e tyre per gjith njerzimin deri tek e fundit permblellja gjithave kur’an dhe synet,e kusho cfar do qe te mendojne flasin dhe veprojne e ka per veten e vet nese mendon flet dhe vepron mire zoti e shperblen per mire e nese jo atehere e ka kunder vetes vet zoti e ndeshkon ai e din ,se si dhe kur ,por qe per ket ka llene garanci ,mir e the sejcili ka te drejten e vet por problemi gjitheve eshte se gjith duam te drejtat per vete ndersa tjetrin perpiqemi ta shqelmojme mirpo nuk pranojme padrejtesi te na behet ,ketu jemi ne nje pike qe quhet domosdoshmeri respekti mirkuptimi toleranca marrveshjet dhe disiplina ,perderi sa jane domosdoshmeri domosdoshmerisht per gjith cfar ne kemi nevoje per njeri tjetrin ,ne ekzistencen tone si nevoje zgjillje sepse ekzistenca e zgjilljeve te cejcilit ne vecanti varet te uniteti dhe angazhimi gjitheve ne pergjithesi ,keshtu zoti i percaktoj dhe krijoj ne nuk jemi krijues zgjilljesh qe sejcili ta zgjill problemet i vetem zoteri te ftoj ne meditim dituri dhe urtesi dhe angazhin ne dobi larg demit ndaj vetes tende dhe te tjereve per rreth ,perderi sa veten tende e don shum dhe ndaj vetes tende nuk deshiron asgje te keqe vetem keshtu je me i sigurte

      2. o njeri pa tru nese ke fakte ,per fen dhe njerizit urdhero faktoje fetarisht shkencerisht dhe praktikisht nese jo ,dhe flet sikur din gjithcka dhe gjith jan injorat atehere lum miku e din se si thot i malli zot ne kurane ,per tipin tend,per menyre se si shprehesh ne nje ajet kuranore ,ai qe akuzon tjetrin per dicka eshte vet por nuk e kupton te ftoj ne urtesi respekt durim vlera

  3. bruta raca turke ka urrejtje patologjike ndj shqiptarve etni e paster evropiane.
    kjo race e flliqur turke si te zgjehen ne mengjez,fjalen e par e folin.arranut pis milet.ne shqip :shqiptaret populle i flliqur.
    tani aleati historik i ruso-serbis turqia barbare po i thote vuçiçit.se ne turqit ju berem autonome 70 perpara se te ikum nga trojet arrnaute,dhe 25 vite te pavarur para se arrnautet ta shpallin nje provence te vogel albanie te pavarur.a shqiptaret i qitshim ne litar edhe me 1912 ten.
    Erdogit i kendo daçici me kengen osmam aga.ne video.dačič pevao erdogana.
    se erdogani ju tha,se ne osmanet e berem velika serbin,serbin e madhe me coptime te tjojeve shqiptare.
    pra vllezer dhe motra shqiptar,turqia ka ken dhe jete armiku i perhershum i shqiptarve.

  4. Tituj e video te pa lexuara dhe shikuara nga shqiptaret.shume interesant dhe njofni ma mire detajuar turqin dhe arabet.
    Flas vetem te te bijet e shqipes,dhe jo turqit e turjofonet e mvetur te ne,shqiperi e kosove,se turku jet qdihwr turk,dhe shqiptari jete qdoher vetem Shqiptar evropian.
    tituj e video.
    la turquie detien le record de violatiin des droits de l’homme.
    turqia mban rekordin e dhunimit te drejtave te njeriut ne turqi.
    2.kush dhe sa besojn vet arabet ne fen islame,ku profesori analiste rrahe me kepuce imanin ne debat televisiv
    Imam frappe a la television.
    rrahja behet pas 34 minutave ne studio televizive.
    3.libri i botuar nga fracezi kunder kosoves vetem pse shumica e kosovarve jane me fe muslimane,a une edhe pse nga nje familje e asimiluar ne islam nga pushtuesi ottoman kurr skam praktikuar islamin,por se shpejti do ma fe e gjysherve shqiptar,fen katolike dhe behem me kultura i barabaret me evropian e amerikan
    4.imam il viole sa niece dans la mosque.
    ne shqip.imami e dhunojke swksualisht mbesen e mitur ne xhami.
    agression sexuel dans un mosque.ku imami e pwrgedhel ne bythe femiun mashkull 7-8 vjeq,e pastaj dakordihen me tjetrin imam qe ti qojn dikund ti dhunojn seksualisht.
    5.vedei.
    Real sex in mosque.
    ku imami ben seks me nje grua te huaj ne xhami.
    6.mahamed pedophile,ku ka dhunuar aishen 6 vjeqe dhe martuar 9 vjeqe.
    mos te shkoj me tutje.veqse kjo fe e zez ka linde nga prostucioni,pedofilia,honoseksuelet dhe barbaret e eger,se cilet po grabisin e dhunojn ma shume voglushe,gra e femije mashkuj per ti dhunuar.
    7.edhe nje informim.
    lexoni dhe shikoni per shehiratin famkeq ekzekutues.
    charia punition….
    fshihet ne kuran,a praktikohet nga Haditi liber ligjes islame mbi kuranin.

    1. SA qinka shtu numri i kurvave, nje vizite do te bente mire edhe ty .Po qe se ke afer elbasanin nisu direkt per tu dhe kurva si ty ka vend gjithmone

      1. a,ju luani rolin e gjandarmeve osman,se cilet shqiptar folin per çlirimin nga roberia pushtuse turke,i prehet koka.
        edhe ju me force doni ti mbani shqiptaret si turq e gjysem turq me formulen mashtruse te fes islame.
        une i dha 10000 euro kush ju zene juve ,dhe une ju futi ne varr te gjalle,dhe direkte e shini xhenetin turko-arabe dhe 72 hyrija ne vorre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu