• |
ide | kryesore

Arrestohen në Francë 2 shqiptarë, dënohet për posedim lëndësh narkotike

Lajme, Të fundit



Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e xhandarëve francezë në Annecy-le-Vieux, në posedimin e 300 gram heroinë dhe 90 gram kokainë, si dhe 3.000 euro para cash.

Të dy burrat ishin parë nga një banor i qarkut të Minoterie, i cili kishte raportuar pranë xhandarmërisë për sjelljen e dyshimtë të disa individëve që dukeshin se angazhoheshin në trafik pranë një stacioni autobusi.

Policia u vu në lëvizje duke i mbikëqyryr ata dhe disa orë më vonë të dy burrat u ndaluan në flagrancë.

Të dy burrat u dërguan në paraburgim dhe më pas u paraqitën më gjyq më 20 qershor pranë Gjykatës në Annecy, ku u dënuan me 18 muaj burg dhe ndalimin e përhershëm në territorin francez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *