• |
ide | kryesore

‘Bëni sherr’, reagon avokatja që iu fotografuan sms-të: Veliaj do të kallëzohet penalisht

Lajme, Të fundit



Erion Veliaj është duke mbajtur një dëgjesë për teatrin kombëtar. Gjatë kësaj dëgjese pati edhe përplasje mes tij dhe aktorit Neritan Liçaj, të cilin e akuzoi si të përdorur politikisht. Më vonë, bashkia e Tiranës, së bashku me Veliajn publikuan një foto ku tregoheshin mesazhe, që sipas bashkisë vijnë nga PD për të sabotuar këtë dëgjesë.

Ndërkohë, për këtë rast ka reaguar edhe vetë avokatja Mirela Cela Jorgo, të cilës iu fotografuan këto sms. Ajo shprehet se numri i cili dërgoi sms nuk është i regjistruar në telefonin e saj dhe se numri i saj është publik për ata që janë të interesuar për çështjen e teatrit. Ajo, po ashtu tha se Veliaj do të procedohet penalisht për cënimin e privatësisë.

“Veliaj fotografon telefonin tim duke nxjerre deklarata se japin urdhera nga opozita. e para , Veliaj duhet ta di qe degjesa ishte e hapur dhe ne kishim pergatitur nje deklarate ne emer te Aleances per TEATRIN, e dyta , telefoni im eshte publik dhe marrin te gjithe sepse jane te interesuar per ceshtjen e Teatrit, po ta vinit re ai numer nuk eshte i rregjistruar me emer e mbiemer, dhe del jashte linje, te gjithe qe shkruanin ishin te interesuar cfare po ndodhte, e katerta, Veliaj do te kallzohet penalisht per dhunim te privatesise. NUMRI Qe MORI ISHTE 0696080909. Bashkia e TIRANES NESE NUK PERGENJESHTRON DEKLARATEN E SAJ ATEHERE DO TE SHIHEMI NE GJYKATE”- shkruan avokatja.



3 Comments

  1. Gabimi eshte i ketyre qe shkojne ne takim. Fiku nuk ka asnje kompetence ben show e shtet pordhe dhe me e keqja eshte se ai eshte i perfshire

  2. Ne rast se eshte nje numer qe ti se ke te regjistruar, pra i panjohur per ty , perse ti i pergjegjesh per problemin ne fjale, degjesen!!!!!!!!???????
    Tjetra, ti ngre akuzen per nje provokim qe te eshte bere nepermjet mesazheve telefonike apo per dhunim privatesise!!?? Se ne fund te fundit Babale mund te gjenden kudo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *