• |
ide | kryesore

Berisha s’ka folur ende për ‘Toyotat’ me 3.4 milionë euro. Ish-kryeministri vazhdon vizitën në Alpe: Aty ku lahen zanat!

Lajme, Të fundit



Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga kapja në portin e Durrësit e 3.4 milionë Eurove, të fshehura në automjetet ‘Toyota Yaris’, nuk ka ende një reagim nga ish-kryeministri Sali Berisha, qoftë edhe përmes ‘qytetarit dixhital’. Për këtë ngjarje zyrtarisht opozita ka akuzuar kryeministrin Rama, ministrin Fatmir Xhafaj dhe deputetin Taulant Balla. Për këtë të fundit PD tha se ishte garanti i transportit të parave të drogës. Ish-kryeministri ka zgjedhur që këto ditë ti’ kalojë në zonat malore të Shqipërisë. Pas Rugovës ai është ndaluar në një tjetër vend turistik. Pothuajse gjatë gjithë ditës së sotme ndan me miqtë e tij në Facebook foto nga ky udhëtim. 

“Aty ku buron Drini i Bardhe! Dje mbasdite vizitova mrekulli te tjera te Kosove! Ne foto jam tek gurrat ku buron, direkt nga Mali i Rusolise, Drini i Bardhe. Roja me tha se aty cdo dite me diell, heret ne mengjes lahen zanat, shtojzovallet qe zhduken sapo shohin turistin e pare (hahaha)!”, shkruan Berisha. 

© LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *