• |
ide | kryesore

Deputeti gjerman: Po përpiqemi të bindim Francën për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Lajme, Të fundit



Deputeti gjerman i CDU-së, Johann Wadephul shprehet për Deutsche Wellen, se Gjermania po përpiqet të bindë Francën për të dhënë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Nëse Gjermania ka një qëndrim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Bashkimit Europian me Shqipërinë, Franca është vendi që ka dyshime për këtë hap, krahas Holandës. Bundestagu pritet të konfirmojë të enjten këtë (28.06) çeljen e negociatave me Shqipërinë pas rekomandimit pozitiv për negociatat të grupit parlamentar konservator, CDU/CSU të shoqëruar me kushte. Por qëndrimi i Francës mbetet skeptik.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kërkon që BE të reformohet më parë, pastaj të merret me zgjerimin. Por pala gjermane nuk është e këtij mendimi. Deputeti gjerman i CDU-së, Johann Wadephul është shprehur për Deutsche Wellen, se Gjermania po punon për të bindur Francën në këtë drejtim. “Ne po shpenzojmë shumë energji që të bindim miqtë tanë francezë që të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë”, tha Wadephul.

Deputeti konservator gjerman thekson, se “megjithë vërejtjet kritike që kam bërë për Shqipërinë, dua të them në veçanti, se ne gjermanët dhe fraksioni i CDU/CSU-së gëzohemi që kemi kontakte miqësore me Shqipërinë, që Shqipëria është një vend mjaft miqësor ndaj Europës dhe ne duam që ta shoqërojmë pozitivisht atë në rrugën drejt Europës. Kjo nuk do të thotë, që i harrojmë kritikat që kemi.”

Edhe eurodeputeti gjerman, socialdemokrati Knut Fleckenstein nuk e përkrah qëndrimin pritës francez për negociatat. Ai i tha Deutsche Welles, se Franca ka rezerva, por “mendoj se ky është një argument i gabuar, sepse negociatat nuk zgjasin disa ditë, por me vite dhe në këtë kohë mund të kryhen reformat tona të nevojshme për të pranuar vende të tjera.”



8 Comments

  1. Po perpiqet gjermania se ky galloshi i papergjegjshem eshte vetofruar per te çrrenjosur shqipetaret e ta mbushi me afrikane e siriane. Loje e piset dhe e Evropes. BE eshte nje mashrktrim qe u serviret shqipetarve si ender dhe arritje. Duhet reaguar o popull se nje grusht maskarenjsh po lozin keq me ne.

  2. Ore po ky deputeti ne nje interviste te dhene nje gazetareje te OPINION.AL ( portal shqiptar) sikur thoshte qe ‘””Shqiperia nuk ka plotesuar asnje kusht per tu hapur negociatat. Tahiri dhe Xhafaj jane peshq te medhej , Nuk ka hapje negociatash…. “””””

    Kurse tani jovetem qe Gjermania do te hape driten jeshile por po mundohet dhe te binde Francen .

    Tani ose ky eshte shume ‘jo konsistent me ato qe thote’ ose keta gazetaret tane te portaleve i ndryshojne ato qe thote ky sipas qefit.

    1. jon bo tgjith mashtrusa
      mir portalet tona qi rrejn gjith diten po kon fillu me rrejt ne kto gjermont
      care thot sot nuk e thot neser
      ky bukuroshi tjetero gjo tha para ca ditesh ne tjeter gjo thot sot
      o bo puna tamom lesh arapi

  3. Agron uroj qe niveli yt i intelektit te jete minorance ne shqiperi. Bej gabim qe replikoj me ju rilindasit se nivelin e debatit nuk e ngrini dot me shume se muzika tallava!

  4. ky po thote se thjesht nuk do franca, se per kampet jemi marre vesh edhe pse politiken e keni te kooruptuar

  5. Ne Europe te gjithe politikanet jane te korruptuar. Shiten e blihen me para. Hallet e medha te poullit tone nuk ka per ti qare askush.
    Te gjithe boje shpifurit e Europes fshijne bythen me letrat qe kane lexuar me pare. Me vjen keq per ty o Popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *