• |
ide | kryesore

Flet koncesionari shqiptar në Gjermani: Plotësova dokumentet e Toyotave, por nuk pashë brenda

Lajme, Të fundit



Biznesmeni Ilir Doçi, i cili ka një koncesionar për shitje automjetesh të përdorura në Gjermani, ka pohuar se ka qenë ai personi që realizoi dokumentacionin doganor për makinat ku u gjetën 3.4 milionë euro.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Ilir Doçi tha se automjetet, kryesisht Toyota, ishin blerë në Belgjikë dhe kishin hyrë në Gjermani. Doçi thotë se biznesi i tij ka tagrin për të plotësuar një dokumentacion të tillë.

Koncesionari shqiptar në Gjermani pohoi gjithashtu se me dy kushërinjtë Vladi, të cilët dyshohet se janë porositësit e makinave, nuk ka njohje dhe as ka komunikuar ndonjëherë. Ilir Doçi shtoi gjithashtu se automjetet që ishin blerë në Belgjikë, ishin në gjendje të mjerueshme.

“Makinat që janë nisur drejt Shqipërisë, nuk janë blerë në servisin tim. Unë kam mbyllur dhe kam kryer të gjithë procedurën doganore, të gjitha makinave të ngarkuara prej 8 copë. Të gjitha makinat që janë kapur në Portin e Durrësit, kanë ardhur të ngarkuara nga Belgjika” – tha Doçi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *