• |
ide | kryesore

(FOTO) Algjeria braktis pa ushqim e ujë 13 mijë emigrantë në shkretëtirën e Saharasë

Planet



Algjeria ka mohuar keqtrajtimin e emigrantëve pasi akuzohet se ka braktisur më shumë se 13 mijë vetë në shkretëtirën e Saharasë në 14 muajt e fundit, përfshi fëmijë e gra shtatzëna.

Vendi është akuzuar për dëbimin e emigrantëve, duke i lënë pa ushqim e ujë ose duke i detyruar të ecin në të nxehtë deri sa të vdesin.

Fotot tregojnë emigrantët që ecin mes temperaturave që arrijnë në 48 gradë Celcius. Zyrtarët e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin kanë paralajmëruar për një katastrofë të afërt.

Shumë prej emigrantëve thuhet se kanë humbur ditë para se skuadra e shpëtimit të OKB-së t’i gjente.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

13



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *