• |
ide | kryesore

Kocias nuk e ndihmon dot Shqipërinë, vetëm 8 ministra i shkojnë në takim me Bushatin

Lajme, Të fundit



Ministri i jashtëm grek Nikos Kocias bëri një përpjekje për të ndihmuar Shqipërinë këtë të hënë, kur thirri në Luksemburg një mëngjes pune me ministrat e vendeve anëtare të BE-së, ku do të dëgjohej një prezantim i ministrit shqiptar Ditmir Bushati mbi rëndësinë e hapjes së negociatave për vendin tonë.

Por nga fotot e takimit, duket se ministrat europianë e anashkaluan pjesëmarrjen në takim dhe dërguan aty diplomatë të vendeve të tyre.

Nga 28 ministra, vetem 8 kanë marrë pjesë, ai i Austrisë, Bullgarisë, Gjermanisë, Greqisë, Polonisë, Rumanisë, Qipros dhe Suedisë.

Ra në sy mungesa e ministrave të jashtëm të Francës, Holandës dhe Danimarkës, tre vende që janë ende të rezervuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe nëse nuk ka surpriza, pritet të mos e pranojnë hapjen e negociatave për vendin tonë.

Mungesa e ministrave në mëngjesin e thirrur nga Ministri i Jashtëm i Greqisë, shton dyshimet se numri i skeptikëve për mos’hapjen e negociatave mund të jetë shtuar mes vendeve anëtare të BE-së.

Qeveria shqiptare ka shtuar kontaktet me vendet e BE-së për hapjen e negociatave, ditët e fundit. Të martën pritet që Rama të udhëtojë vetë drejt BE-së, për të negociuar me vendet më të rezervuara për hapjen e negociatave.



4 Comments

  1. Kaq shume dashni
    po jep nji Grek ???!!!!!
    Mos do ngordhi naj derr, mor amani, apo per syte e bukur te edvinit?!!!

    1. Mos e merr te qeshme, se vete fakti qe ky greku “po na ndihmon” dmth qe marreveshja detar qenka ne favor te grekut. Shih ca bejne kete politikane te degjeneruar, per nje hapje negociatash,shesin detin

  2. Po pritet nga Kocias , jo me dysh por ne teç keni me e heng ( me sakt e paskemi heng). Kujdes nga nje grek edhe kur te bene dhurat .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *