• |
ide | kryesore

Ministri kosovar ofron rrogën për gjobën e Shaqirit dhe Xhakës

Lajme, Të fundit



Gjobat e vendosura ndaj dy lojtarëve shqiptarë nga Kosova, që përfaqësojnë Zvicrën në Kupën e Botës “Rusi 2018”, duket se e kanë gjetur kontribuues të shumtë të gatshëm të paguajë për shlyerjen e një pjese të tyre.

Një prej tyre është edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Bajram Hasani ka vendosur që pagën e tij ta japë për të paguar një pjesë të gjobës së Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, të cilët u dënuan me nga 10 mijë franga nga FIFA për shkak të gjestit të shqiponjës.

Përmes një postimi në Facebook, ministri që edhe vetë vjen nga Gjilani, vendlindja e Shaqirit, ka thënë se emocionet që ata u dhanë të gjithë shqiptarëve nuk paguhen me parà.

“Nuk paguhen me parà emocionet që na dhanë Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, kur festuan me shqiponjë, pas golave të tyre në ndeshjen Zvicër-Serbi. Ata u dënuan vetëm sepse nuk harruan rrënjët e tyre, nuk harruan nga vijnë.

Jo se ata nuk i kanë mundësitë financiare për ta paguar një dënim të tillë, por ndjenja e krenarisë që na dhanë me golat e tyre, më bën të ndihem i detyruar që një pagë timen ta ndaj për pagesën e kësaj gjobe. Vazhdoni djema e na bëni krenarë!”, – shkruan ministri Hasani në Facebook.



3 Comments

  1. Hahahah, ju politikanet shqiptar e kosovar lereni pagesen e rroges per shqiponjen se ja dalin vete lojtaret po mundohuni qe mos i pergjysmoni taksat e shqiptareve e kosovareve me tenderat tuaj super abuziv. PER SA KOHE NJEREZIT QE KANE NE DORE TE NDRYSHOJNE KTO VENDE MERREN ME PATRIOTIZEM FOLKLORIK E VJEDHIN TAKSAT E QYTETAREVE VETEM NDONJE GOL I XHAKES APO NDONJE KENGE E DUA LIPES MUND TE NA BEJE KRENAR SE NE CDO FUSHE TE EKONOMISE INDUSTRISE POLITIKES E CDO GJE TJETER QE KA TE BEJE ME MENAXHIMIN E VENDIT SERBIA HECEN ME HAPA ME TE SHPEJTE SE NE… lereni patriotizmin ne stadiumi, e tregojeni ne zyre sa patriot jeni

  2. çfar Oputunisti ky tipi !! Ska nevoj askush me pague per lojtaret, eshte federata e zvicrres qe duhet te pagua, dhe sigurisht qe ata kan ndonje sigurim…
    Ky do te bente me mire te kundershtonte denimin simbas precodurave- dhe te mos pranohet asnje denim “per realizimin e shqiponjes” vetmi denim qe mund te shpjegohet se a kan bere kete duker representuar zvicerren dhe kuptohet qe ka shum zvicerran qe kjo iu ka penguar…

    Ide per kete tipin, nese deshiron te tregohet patriot dhe shqipater :
    – ka shum njerz per nevoja finaciare ne trojet shqiptare aty do te shihej me patriot,
    – investoj per pastrimin e rrugve, manaxhimin e mbeturinave
    – dhuroja ndonje shoqate, spitali,..
    – ndonje studenti qe eshte shum me intelegjent se ti dhe nuk ka mundesi shkollohet, qe ky (studenti) pastaj te drejtoj vendin dhe qytetaret drejt nje te ardhme me me perspektiv…..

    SIdoqoft, keta dy trime dhe shqiponja tashme e ka fituar mondialin !!!

  3. Kam bindjen se nëse do të lindëte një nismë solidariteti me dy futbollistët shqiptarë të Zvicres për sa i përket “gjobës” se FIFA-s për “krimin” që paskan bërë se e kanë deklaruar identitetin e tyre shqiptar, mbrenda disa orëve, qoftë edhe duke dhenë sejcili vetëm një euro, do të grumbulloheshin disa milionë franga apo euro.
    Ndërkaq, qoftë deklarata e këtij ministri të qeverisë së Kosovës që është i gatshëm të japë një pagë mujore të tij, e qoftë publikimi mediatik i këtij “lajmi”, sikur tentojnë ta përgojojnë gjestin e futbollistëve, duke i ardhur kështu në ndihmë propogandave të nacional-shovinistëve serbë.
    Përse duhet të degjenerojë opinioni për gjestin e Xhakës e Shaqirit, sikur ata paskan qenë të porositur nga qeveria e Kosovës që është e gatëshme t’ju a paguaj “gjobën” ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *