• |
ide | kryesore

Në Grupin A luhet vetëm për vendin e parë

Rusi 2018, Sport



Skuadrat që janë kualifikuar në Grupin A janë konfirmuar që pas raundit të dytë të ndeshjeve, por tashmë Uruguaji dhe Rusia organizatore do të luajnë mes tyre për vendin e parë, që në të njëtën kohë do të thotë edhe llogari preferenciale ose rastësore për të shmangur kundërshtarët që vijnë nga Grupi B, me probabilitetin më të madh Spanjën e Portugalinë.

Portugalia apo Spanja, kjo është cështja…

Uruguaji dhe Rusia do të vendosin sigurisht kush renditet i pari, por e panjohura që vjen nga Grupi B i ka vënë në dilemë skuadrat që bëjnë llogaritë e tyre. Për karkteristikat që ka Uruguaji do të preferonte Portugalinë, për të shmangur tiki-takën e Spanjës, që do të vinte në vështirësi mesfushën amerikanolatinë, jo në nivelin e ofensivës së Tabarez. Për organizatorët të dy kundërshtarët janë të një niveli të lartë, ndaj më mirë të fitojë grupin, duke mundur Uruguajin, për të shpresuar më pas që mbrëmja ti dhurojë kundërshtarin më të përshtatshëm.

Egjipti luan për Salah…

Në orën 16:00, Arabia Saudite dhe Egjipti janë krejt pa asnjë objektiv, duke qenë se janë të eleminuar dhe pa pikë, por Faraonët duan ti japin mundësinë yllit të tyre Mouhamed Salah të marrë kënaqësinë e një fitore në Botëror. Nuk ishte Botërori i tij, duhej të ishte, por nuk ndodhi kështu. Sulmuesi i Liverpool meritonte të paktën të linte shenjën e tij në Rusi, e 11 metërshi i fituar po vetë dhe i realizuar – i vetmi për skuadrën e Cuper, vlen moral për sulmuesin dhe tregon varësinë e Egjiptit nga ylli i tij. Nëse egjiptianët kërkojnë një fitore, për Arabinë Saudite do të vlente edhe një gol: në dy ndeshjet e para arabët kanë marrë 6 dhe nuk i kanë gëzuar akoma tifozët e tyre…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *