• |
ide | kryesore

Nga dhjetori këta lloje telefonash nuk do përdorin dot më WhatsApp

Stil



WhatsApp ka njoftuar në mënyrë të fshehtë një ndryshim të madh në shërbimet e tij. Ai me siguri që do të trishtojë shumë persona.

Shumë shpejt, disa lloje celularësh nuk do të përdorin dot më këtë aplikacion pasi kompania e zotëruar nga Facebook nuk do të punojë më për “smartphone”-t e vjetër. Thënë ndryshe, WhatsApp po braktis ata që nuk blejnë dot një celular të ri.

Nga muaji dhjetor, Nokia S40, Android 2.3.3 ose më të vjetër, Apple iOS 6 ose më të vjetër (iPhone 3GS, Windows Phone 8.0, Nokia Symbian S60, BlackBerry OS dhe BlackBerry 10) nuk do ta kenë më këtë shërbim.

Kompania rekomandon që të keni Android OS 4.0 ose më të ri, iOS 8 ose më të ri dhe Windows Phone 8.1 ose më të ri. WhatsApp aktualisht ka më shumë se 1,5 miliardë përdorues aktivë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *