• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë në Poliçan, 69-vjeçari bie nga shkëmbi dhe gjen vdekjen e menjëhershme

Lajme, Të fundit



Një burrë 69-vjeç ka humbur jetën një ditë më parë në Skrapar, pasi dyshohet se ka rënë nga shkëmbi.

Sipas informacioneve policore, 69-vjeccari me iniciale Hekuran Gega, banues në Poliçan, u gjet nga familjarët i vdekur në vendin e quajtur “Grepi i Sterrës”, në fshatin Kapinovë.

Dyshohet se duke mbledhur çaj në mal, ka rënë aksidentalisht nga një shkëmb, shtuan të njëjtat burime.

Materialet lidhur me rastin u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për ngjarje aksidentale, njoftoi Policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *