• |
ide | kryesore

Nisin sfidat e treta të Grupit A, luhet për vendin e parë

Rusi 2018, Sport



Zbresin në fushë katër skuadrat e Grupit A, për të përcaktuar tashmë edhe verdiktin e fundit të mbetur i panjohur në këtë grup. Uruguaji e Russia organizatore janë të kualifikuara por luajnë për vendin e parë.
Në Samara Arena, Tabarez i beson dyshes Cavani-Suarez, ndërsa rreshton një mesfushë me 5 lojtarë. Godin udhëheq mbrojtjen.
Rusia e nis pa Golovin, duke mos dashur të rrezikojë lojtarin më të rëndësishëm të skuadrës. Dzyba i vetëm në sulm, ndërsa Cherichev do e mbështesë.
Egjipti i beson Salah në ndeshjen statistikore kundër Arabisë Saudite në Volvograd Arena.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *