• |
ide | kryesore

PDIU bën thirrje për bojkot të produkteve greke

Lajme, Të fundit



PDIU dhe Shoqata Çamëria pas deklaratës së ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias se në negociatat për marrëveshjen e detit me Shqipërinë nuk është folur fare për çështjen çame.

“Kjo mospërfshirje e çështjes Çame kërkon shpjegime dhe reagim të menjëhershëm nga qeveria shqiptare dhe Ministria e Jashtme, sepse bëhet fjalë jo vetëm për një Çështje Kombëtare e me ndjeshmëri të lartë për të gjithë shqiptarët, po në veçanti për një kauzë njerëzore e cila prek qindra mijëra familje, viktima të Genocidit.

Theksojmë se trajtimi i kësaj çështje është detyrim për qeverinë Shqiptare, në bazë te Rezolutës së Parlamentit të Shqipërisë për Çështjen Çame, si dhe Ligjit te Parlamentit Shqiptar te vitit 1994 i cili sanksionon datën 27 qershor, si dita e Genocidit mbi Shqiptarët e Çamërisë, datë e cila si për ironi përkon pikërisht me këtë kohë, ku po kërkohet që mbi to të vihet guri i harresës”, thuhet në deklaratë.

Më tej, PDIU kërkon: “Z.Bushati të plotësojë me përgjegjshmeri kushtetuese e njerëzore detyrimet e tij. Shoqata Çamëria e PDIU është e gatshme ta asistojë e të jetë pjesë e këtyre bisedimeve, por deklarimi se pala greke nuk pranon bisedimet, është justifikim i pamoralshëm e tradhëti e Çështjes Kombëtare.

Ftojmë z.Kotzias, të jetë i kujdesshëm në deklarimet e tij e mos te jetë i vetkënaqur sepse Çështjen Çame, Çamët, të vrarët, Gjykatat Ndërkombëtare, por edhe gjyqin e Historisë, do ti ketë përballë gjithmonë, e duhet ta ketë fort të qartë, se jo gjithmonë do ketë përballë shtetarë servilë e të intimiduar që tjetër thonë në Tiranë, e tjetër në Athinë.

Shoqata Çamëria dhe PDIU, bën thirrje qe z.Bushati dhe z.Kotzias te zgjidhin me dialog e në frymën e fqinjësisë se mirë këtë çështje sepse ne po presim me durim, po në rast te kundërt do të përballen me reagimin tonë të ashpër e me protesta dhe me të gjitha format e revoltës së ashpër te njerëzve që kanë kaq vite që presin me shumë durim, por qe s’mund të durojnë fyerjen e tragjedisë së të parëve.

Ne do ti bejmë thirrje shqiptarëve të bëhen pjesë e një proteste civile, e që në fillim të bojkotojnë produktet greke në treg dhe bankat greke si hapin e parë, por që më pas do ketë shumë forma të tjera më të ashpra e radikale. Dinjiteti ynë vlen më shumë se kaq, e protesta jonë do kalojë kufijtë e parashikimet e tradhëtarëve të kësaj Çështje. Shqiptarët do kuptojnë cilët janë patriotët e cilët janë Esadistët…”, thuhet në deklaratë.



7 Comments

  1. eshte mese e drejte bojkoti i produkteve greke nderprerja marrdhenieve ,vendosja kushteve dhe shum te tjera deri sa greqia te njohin dhe kthejne te drejtat shqiptare ne trojet e tyre ceshtjen came arvanitase ,ceshtjen e kufijeve te paracoptimit demshperblimet per cdo kok cami te vrare apo te shperngulur me force mos sot nese r brezat do ta ngrejne ,ketyre ju shtohen ve vitet e korrupsionit te organizuar ndaj kombit shqiptareme pasojat qe kan sjellur te gjitha jan fakte historike te drejta qe askush nuk mund ti shembin por cdo dit e me shum forcohen dhe e drejta shqiptare del ne siperfaqe kurse padrejtesia duke u shembur ,zoti mallerishem padrejtesin nuk e beri te triumfojne ,por te humbin dhe ndeshkohet,kjo shpejt do ndolle pavarsisht se kush e ngren problemin apo perkrahe ,e drejta eshte si zgjarri qe ndjek pas te padrejtit deri sa ti djegin me cmimin e vet,keta ulleheqes te korruptuar nje shekullore tashme fakte e padrejtesise po ua kalbin dhe shembin fronin ,ditadites ,me opinjone dhe ragime ,

  2. Ky duhet te bojkotoi produktet e qeverise se heshtjes per problemin CAM, te beje autokritike per perkrahjen qe i ka dhene ne dy pale zgjedhje rilindasve,te shohe propozimet e prapaskenat qe ka bere me to e pastaj te beje thirrje qe nuk ia fershellen njeri, pas gjithe puceveper te rritur autoritetin e tije si ”zorre qorre e RAMES, qe i mori ne qafe CAMET e partine e tyre me nuanca te djathta. CAMET do dine te shkojne drejt qellimeve te tyre me shpirtin demokratik ,, me fryme te se djathtes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *