• |
ide | kryesore

Plas debati për “salsiçet 7+1” që sjellin në vëmendje fitoren e Gjermanisë ndaj Brazilit

Pikante, Sport



Në 8 korriku mbushen 4 vjet nga fitorja historike 7-1 e Gjermanisë përballë Brazilit që atë vit organizonte Kupës së Botës 2014.
Një kompani gjermane ka nxjerrë në shitje një pako speciale salsiçesh. Janë 8 të tilla, por 7 të bardha dhe 1 me ngjyrë të kuqërremtë, shoqëruar edhe me flamujt e dy kombëtareve.

Çmimi i pakos është vetëm 4 euro. Por në rrjetet sociale ka shpërthyer debati pasi ka nga ata që e kanë konsideruar këtë vendim fyerje dhe racizëm.

Kompania “Grillido” e drejtuar nga dy të rinj gjermanë, ka mohuar se pas këtij lloj paketimi fshihen qëllime raciste. Ata kanë sqaruar se ndryshimi i ngjyrave ka të bëjë edhe me shijen.

“Salsiçja braziliane është prej viçi, ndërsa ato gjermanet janë prej derri dhe proshute të tymosur” – tha ata. Gjithsesi brazilianët presin të hakmerren për atë ndeshje. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. veshtire te zgjedhesh mes salciceve gjermane dhe atyre braziliane, te dyja jane te medha te trasha te mira njera bjonde tjetra brune, te ngopin goxha mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *